Rama Problemet do zgjidhen ne PS pa perjashtimin e askujt
Tirane 5 nentor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne fjalen e mbajtur ne Kongresin qe po zhvillon kjo parti u shpreh se kjo eshte dita per te folur per vizionin per Shqiperine dhe per partine e madhe te shqiptareve.
Ne takohemi sot ne nje dite shume te veshtire per vendin secili prej jush ka per te treguar shume per varferine dhe friken qe ka pllakosur vendin por secili prej nesh ka shume per te dhene per nje fryme te re shprese dhe besimi. Ne perjetuam fitoren e madhe te Shqiperise qe paguan taksa dhe zhgenjimin e madh nga vjedhja e turpshme ne Tirane fitorja tregoi se sa prane fitores jemi ne zgjedhjet e ardhshme por zgjedhjet e 8 majit treguan se nuk mund ta heqim paqesisht me vote kete qeveri jane te shumte shqiptaret qe e dine se Saliu nuk mund ta pranoje fitoren me vote u shpreh Rama.
Ai tha para delegateve te Kongresi se do flase hapur dhe troc sa te mundet me zemer dhe drejtperdrejte edhe para atyre qe e nderojne edhe para atyre qe e gjykojne duke u nisur nga gjykimet e tyre.
Atyre qe me mbeshtesin u them se sot jam me shume se kurre i vendosur qe ta bejme Shqiperine qe duam permes nje PS qe i duhet Shqiperise. Do te jemi me ju me prane se asnjehere per te hapur PS kudo ku ka shqiptare per ta bashkuar partine tone me cdo shqiptare dhe shqiptare qe kerkon ta heqe kete qeveri dhe per ti dhene krahe bashke me ju ambicies per nje Shqiperi pa borxhe pa plehra dhe pa nje barbarizem social theksoi Rama.
Sic informon NOA kryesocialisti tha se me programin e ri nis fillimi i nje rruge te re per te riperterire besimin se Shqiperia do te behet dhe mund te behet dhe se kete do e beje PS dhe Aleanca per te Ardhmen per tu lene femijeve nje Shqiperi te lire qe eshte amaneti i te pareve.
Ky eshte fillimi i nje rruge te re per ta futur politiken ne cdo shtepi jo per ndasi me reforma radikale qe programi parashikon. PS nuk vuan nga mungesa e lirise dhe debatit brenda saj eshte e vetmja parti shqiptare ku liria punon u shpreh Rama.
Sipas tij edhe nese PS ka nje problem ai do te zgjidhet me perkushtimin e te gjitheve dhe pa perjashtimin e askujt duke mos tradhtuar familjen politike.
a.y/NOA