E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

UPDATE KONGRESI I PARTISE SOCIALISTE MINUTE PAS MINUTE|

13:22- Kreu i Partisë Socialiste bëri thirje për një Bashkim brenda partisë Socialiste, për Shqipërinë.

Ai tha se është koha për përkushtimin e të gjithëve, dhe për përjashtimin e askujt.

Nuk vuajmë nga mungesa e lirisë, debati apo demokracia. Nuk vuajmë as nga mungesa e harmonisë mes brezave. Liria mund të punojë akoma më mirë brenda nesh. Të bashkohemi tërësisht për ti dhënë edhe më shumë funksion brenda Partisë, lirisë brenda PS-së- tha Rama.

Demokracia mund të funksionojë më mirë brenda nesh, vazhdoi më tej Rama, ndërsa shtoi se Kjo është e vetmja parti që kryetarin dhe anëtarësinë e zgjedh me votë të drejtëpërdrejtë. 

Me tej, kreu socialist, Rama duke folur ne Kongresin e PS-se, theksoi se “gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon, por jo të përdorë mandatin për atë që përfiton për vete.”

Mandatet tona jane mandatet tuaja, iu drejtua Rama shqiptareve.

Duke iu drejtuar kundërshtarëve të tij , kreu socialist u shpreh se askush nuk do të mund ta gjunjëzoje Partinë Socialiste.

Atyre që më sulmojnë nga llogorja, u them se nuk do ta gjunjëzojnë dot opozitën, nuk do ta dobësoni, nuk do ta bleni dot shpirtin tonë patriotik. Nuk do të na mposhtni dot. Ne do tju heqim nga qafa e Shqipërisë me gjithë borxhet. Me gjithë padrejtësitë tuaja. Dështimet tuaja na kanë zemëruar por nuk na kanë ligështuar. Na i torturoni për ditë njerëzit tanë, me dhunë me plumba. Na keni vjedhur votat dy herë. Një natën dy vjet më parë dhe një tjetër ditën mes kryeqytetit, për turpin e të gjithëve. Por nuk do të ketë një herë të tretë. Dhe e dini pse? Sepse tanimë edhe demokratët e thjeshtë e kanë kuptuar që ju nuk jeni as e djathta shqiptare,dhe as ne sherbim te tyre por një kastë grabitçare, dhe si e tillë do trajtoheni në herën e tretë.- tha Rama.

Sipas tij, koha e Saliut ka mbaruar dhe sot shqiptarët po jetojnë vetëm në agoninë e qeverisjes së tij. Rama tha se,  nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë bën Saliu, por çfarë bën PS.

Integrimi europian ishte një tjetër pjesë e rëndësihme e kreut të PS-së, për të cilin ai tha se të hënen PS-ja do të bëjë një tjetër porpozim.

Integrimi në BE, për ne është rrugëtimi i Shqipërisë drejt vetëvetes. Është një familje kur Shqipëria do të hyjë duke u bërë ajo që nuk është ende, një shtet evropian në shërbim të qytetarëve të saj. Nuk është një pikë ku duam të mbërrijmë, por një mënyrë e re e të qenit këtu mes nesh në Shqipëri- tha ai.

Rama ftoi të gjitha ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë e programit të ri të PS-së, ti bashkohen koalicionit Aleanca për të Ardhmen, përfshirë këtu edhe parti politike.

Programi është një derë e hapur për të gjitha ata që duan ta bëjnë realitet. Dera është e hapur. Programi ynë është një derë e hapur e një koalicioni të gjerë.- theksoi Rama.

Çështja e pronës është një cështje përgjegjësie kombëtare dhe jo çështje elektorale, tha më tej kryesocialisti, duke shtuar se këtë çështje do ta zgjidhim me këtë program.

Kosova, minoritetet,emigrantet, çështja çame dhe marrëveshja e kufijve detarë me Greqinë ishin gjithashtu në qendër të fjalimit të Ramës, si pjesë e Programit të PS-së.

Të pranishëm në Kongresin e PS-së janë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

Programi i Partise Socialiste

12:30-Ribashkimi me Europën, eshte prezantuar nga deputeti Ditmir Bushati.

“Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”.

Ne do ndërtojmë një shërbim diplomatik brenda binarëve të ligjit, duke u bazuar tek karriera. Jashtë vendit tonë jetojnë shumë shqiptarë, është i njohur raporti inekzistent. TVSH një kanal vetëm për emigrantët. Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara, do tu mundësojmë shqiptarëve të drejtën e votës si një detyrim kushtetues. Do të mundësojmë një rilindje shqiptare dhe një ribashkim me Evropën.”- tha Bushati.

Valentina Leskaj, Ilir Beqja

12:20- Ilir Beqja foli për pjesën e punësimit në Programin e Partisë Socialiste, i cili theksoi se sot në Shqipëri janë 1 milionë të papunë, dhe kjo nuk është një demagogji. Ai tha se programi i PS-së parashikon hapjen e 300 mijë vendeve të punës brenda një mandati 4- vjeçar.

Kapitulli Ripërtëritja e shoqërisë po prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Në fjalën e saj, Leskaj tha se, Ky program është bërë jo vetëm me punën dhe mendjen e ekspertëve, por mbi të gjitha me mendjen tek zemra e njerëzve që vuajnë sot

Taksa e sheshtë ka sjellë më pak punësim, dhe shumë fukarallëk. Është koha për drejetësi sociale, është koha për taksim progresiv. Banka Botërore paralajmëron se cilësia e arsimit kërcënon ekonominë, arsimi nuk është më prioritet. Nuk mund të jetë prioritet kur buxheti shkon poshtë. Ky buxhet është më i ulëti në rajon dhe Evropë. Ska prioritet me shkolla pa banka, pa dritare me mësuaes militanë. Arsimi është politika më e mirë për ekonominë. Do rrisim buxhetin për arsimin. Rritje të të ardhurave për mësuesit. Cilësia e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Kemi një çasje të re për shkollat profesionale, do ngrejmë Kolegje Komunitare. Jemi kundër fabrikave ku diplomat blihen me para. Do bëjmë reformë radikale që ofron shërbim shëndetësor për çdo shqiptar. Heqje të të gjitha tarifave për të sëmurët që janë të pasiguruar. Kujdes të posaçëm për familjen. Ne synojmë përfshirje dhe jo përjashtim. Përcaktim të minimumit jetik. Kujdes të veçantë për personat me aftësi të kufizuar. Rritje te pensioneve dhe shërbimi për të moshuarit janë projekti ynë. Gjendja e fëmijëve është e papranueshme. Shfrytëzimi barbar i fëmijëve që punojnë në krom apo në Gërdec, është e papranueshme.  Ne do ti japim fund kësaj drame”- theksoi nder te tjera Leskaj.

Sajmir Tahiri

12:05- Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, po prezanton pjesën tjetër të programit, kapitulli, Rivendosja e demokracisë

Tahiri tha se, kapja e shtetit nga korrupsioni, nga milatantët, dhuna ndaj medias, etj, na kane kthyer mbrapsht, duke na çuar më afër diktaturës,  ndaj dhe e çuajmë këtë pjesë, Rimëkëmbja e Demokracisë.

Ne besojmë tek zgjedhjet e lira. Të ndërtojmë shoqërinë demokratike që rrënjët i ka tek vota e popullit. Institucione me të vërtetë demokratike. Pjesëmarrje te shqiptareve  në vendimmarrje. Sot Parlamenti është topall dhe i çalë. Në do të rikthejmë Kuvendin në qendrën e gravitetit politik. Do fuqizojmë institucione Kushtetuese, duke ndarë pushtetin nga shteti. Respket për ligjin dhe institucionet kushtetuese. Reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Të ndërtojmë një shoqëri ku sundon ligji. Sistem gjyqësor efikas dhe larg korrupsionit. Rritjë të transparencës në dhënien e drejtësisë. Do të rikrijojmë standartin e ndëshkueshmërisë. Do të lehtësojmë aksesin në drejtësi, për grupet më të dobëta në shoqëri. Korruspioni është kthyer në sistem. Kapja e shtetit tashmë është fakt. Korrupsioni ëhstë kthyer në normalitet, ne nuk pajtohemi me këtë anormalitet fatal.

Mimi Kodheli

11:55- Kongresi po vazhdon punimet në këto momente me fjalën e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli,  e cila po zbërthen kapitullin e Programit te PS-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›