E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma misterioze blen ARMOHap pas hapi ja operacioni

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Pas manovrave të shitjes, hija e Berishës Përse shiten dhe kush përfiton nga afera "ARMO"? VIDEO/ FOTO/Hiqen logot e Taçi Oil nga autobotet FOTO/ VIDEO/ Kush janë mbikqyrësit e rinj të ARMO, dy Erindat shqiptare Erion Braçe: Unë dyshoj, a është shitur vërtet ARMO? TIRANE - Më në fund, është zyrtarizuar kontrata e shitjes së aksioneve të kompanisë së rafinimit të naftës, që kalon nga pronësia e Rezart Taçit, në duart e një subjekti të panjohur, që nuk ekziston i regjistruar në internet si biznes privat në ndonjë vend të botës. Zyrtarisht Heaney Assets Corp. duket qe është e regjistruar në Ishujt Virgjine Britanikë, që do të thotë se është një kompani offshore, me pronarë që nuk njihen. Edo të jetë Heaney Assets Corporation që do të marrë në duar këtej e tutje drejtimin e rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit, që deri tani ishte në pronësi të manjatit shqiptar të naftës.

Pas njoftimit në media për shitjen e aksioneve të Rezart Taçit në kompaninë ARMO të rafinimit të naftës, vjen më në fund edhe konfirmimi zyrtar se një gjë e tillë ka ndodhur me të vërtetë. Në fakt, regjistrimi paraqet dy problematikë. Së pari, nuk kuptohet se si është arritur që të kryhet regjistrimi, duke qenë se dje ka qenë ditë pushimi zyrtar, festa e Bajramit të Madh. Megjithatë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit është hapur për të regjistruar ndryshimin e pronësisë dhe atë të drejtuesve të rinj të kompanisë, për pjesën e zotëruar nga Taçi. Së dyti, me ligj deri në fund të muajit shtator nuk mund të bëhet një shitje aksionesh në ARMO dhe, në se kjo bohet, nuk mund ta regjistrojë QKR-ja. Këtu duket se procesi i regjistrimit është bërë “me urdhër nga lart”.

Rezart Taçi rezulton se i ka lënë vendin si administrator Fatjon Veizajt, emër pak a shumë i njohur në sektorin e hidrokarbureve. Janë regjistruar njëkohësisht edhe largimet e anëtarëve të Këshillit të deritanishëm Mbikëqyrës Gramoz Taçi, Drita Aliçka, Selfo Kapllani dhe Mustafa Taçi, të cilët janë zëvendësuar nga Ibrahim Hastopalli, Laurence Stroch, Abe Halati dhe avokatja Erinda Ballanca.

85% të aksioneve të kompanisë ARMO që ishin blere fillimisht nga “Anika Enterprises” – firmë kyç e Taçit, që drejtohej nga motra e tij, Anika juridikisht - tashmë kanë kaluar nën kontroll të kompanisë së mistershme “Heaney Assets Corporation”, dhe te kompanjsë Reffinery Associates of Texas. Ne fakt te dyja kanë blere respektivisht 80% dhe 20% të aksioneve të holding “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” nepermjet te cilës Rezart Taci deri tani kontrollonte ARMO-n.

Avokatja Erinda Ballanca, e cila një vit më parë ka përfaqësuar Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit në padinë që kjo e fundit kishte bërë kundër Rezart Taçit, bëhet sërish anëtare e re e këshillit, sëbashku me shefin e kabinetit të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Ibrahim Hastopalli. Banka azere kërkoi kthimin e shumës prej 75 milionë eurosh nga Rezart Taçi, shumë kjo e vendosur si garanci për blerjen e “ARMO”. Anëtare është emeruar edhe Erinda Ismailaj, anëtare e zyres se Erinda Ballances si "Juriste asistente".

Po kështu, në këshill do të marrë pjesë edhe një këshilltar i presidentit të ndërmarrjes së minierave të Azerbajxhanit, Abe Halati, ku dihet se shteti dhe vetë presidenti i Republikës së atij vendi kanë interesa direkte.

Nga ana tjetër, në këshill është emëruar edhe një personazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Laurence Storch, emri i të cilit për shqiptarët thotë edhe më pak se emri i blerësit.
 
VLERA

Rezulton që kompania misterioze që ka blerë ARMO-n ka derdhur në arkën e kompanisë ARMO për këtë transaksion vetëm 16 milionë lekë të vjetra. Në fakt, vetë kompania mëmë figuron me një kapital qesharak prej 20 milionë lekësh të vjetra 
 
E PANJOHURA E BLERESIT DO TE ZBULOHET ME PAS

Emri "Heaney Assets Corporation" nuk përkon me asgjë, po të kërkosh në internet. Gjithshka të le të kuptosh se ai është një subjekt i krijuar enkas për këtë transaksion në Ishujt Virgjine Britanikë, që do të thotë se është një kompani offshore, me pronarë që nuk njihen. Rezart Taçi gjithnjë ka dalë në skenë me emra kompanish të panjohura, madje edhe kur fjala ishte për të fituar tendera me vlerë gjigande, si rasti i Albpetrolit, kur kërkesat nga ana e shtetit për pjesëmarrësit në garë ishin jashtëzakonisht të larta. Më pas, ka dalë se blerësi i vërtetë ka qenë tjetërkush nga ai që prezantohej.

Në rastin e industrisë së naftës, që përbën një sektor strategjik, qeveria e re nuk mund t’i lejojë vetes të përsëritë gabimin, të cilin i ka kritikuar më shpesh në këtë drejtim të vjetrës, mungesën e transparencës. Kjo duhet të nisë nga verifikimi dhe publikimi i përfituesit të vërtetë të shitjes së aksioneve.  
 

(Faksimile e regjistrimit të ndryshimit të pronësisë dhe organeve drejtuese të kompanive në QKR)

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›