E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin viziton Azerbajxhanin, Rusia do ketë pjesë në gazsjellësin TransAdriatik

putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të vizitojë Azerbajxhanin më 13 gusht. Ai do jetë i shoqëruar nga një numër i madh drejtuesish të kompanive energjetike.

Mediat turke dhe armene raportojnë se Azerbajxhani i ka ofruar Rusisë që të ketë pjesën e saj në gazsjellësin TransAdriatik për të zbutur kështu qëndrimin e Moskës, e cila është shqetësuar se po anashkalohet në projektet që synojnë Europën Perëndimore.

Agjencia armene ArmenPress shkruan se kjo vizitë do shërbejë si mbështetje politike për presidentin azer, Ilham Alijev përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Ende nuk dihet se cili do jetë roli i Rusisë në gazsjellësin TAP, por para pak muajsh një komision i kongresit amerikan mbajti një qëndrim kundër këtij gazsjellësi, në favor të rivalit Nabucco.

Më pas qëndrimi u zbut dhe SHBA deklaroi se mbështet njësoj të dy projektet./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›