E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi Sannino serish ne Tirane per planin e veprimit

BE Sic u veprua me Avokatin e Popullit te veprohet dhe me reformen

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ne nje takim ne Komisionin Parlamentar te Integrimit ka kerkuar qe plani i ri i veprimit te Shqiperise te jete brenda kerkesave te KE-se. Gjithashtu Sequi ka paralajmeruar viziten e radhes se drejtorit te pergjithshem per Zgjerimin e BE-se per kete ceshtje. Per BE-ne tha Sequi eshte shume i rendesishem ky proces dhe per kete arsye me duhet te njoftoj se se shpejti do ta vizitoje serish Shqiperine drejtori i pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sanino. Ambasadori i Bashkimit Europian sugjeroi qe per reformen zgjedhore dhe rregulloren e Kuvendit te bashkohen po aq qetesisht kartonet e te majteve dhe te djathteve. E shoh fluksin e diskutimeve tuaja per integrimin me rendesi te vecante derisa ka vullnet politik edhe rezultatet jane te frytshme. Ne besojme qe e njejta iniciative mes partive per zgjedhjen e Avokatit te Popullit te vazhdoje edhe ne punen per komisionin e reformes parlamentare dhe zgjedhore tha Sequi. Kuvendi ne bashkepunim me Ministrine e Integrimit kane hartuar nje draft paraprak per menyren dhe afatet sesi do te permbushen porosite e Brukselit. Sipas tij Parlamenti gjate 2012-s do te forcoje rolin e tij kushtetues sic edhe kerkohet ne rekomandimin e pare. Te pranishem ne kete takim kane qene edhe perfaqesuesit e shoqerise civile te cilat kane paraqitur sugjerimet e tyre ne lidhje me prioritetet 1-4 te vendosur ndaj Shqiperise nga Bashkimi Europian. Perfaqesuesit e shoqatave civile qe merren me ceshtjet e integrimit kerkuan forcimin e rolit te Parlamentit si edhe zhvillimin e seancave degjimore dhe transparente per ceshtjet e reformes parlamentare dhe te asaj zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›