Firmos Manike, nesër prezantimi

Milano (Itali) - Nuno Manike firmosi kontratën që do ta lidhë me Interin deri në fund të qershorit. Akti përfundimtar i "telenovelës" u mbyll të martën në selinë e rrugës "Durini", ku edhe mesfushori portugez në pronësi të Atletikos së Madridit u takua me trajnerin Roberto Mancini dhe me drejtues të tjerë të lartë zikaltër.
Pas firmës në kontratë (Manike u huazua për gjashtë muaj më të drejtë për blerje), portugezi la zyrat e Interit, ndërkohë që drejtor sportiv zikaltër Marko Branka, bëri të ditur se lojtari do të prezantohet zyrtarisht ditën e mërkurë.
Albania Sport