E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Harroni Renesin, të mundim Okserrin

-A e tretët humbjën e së dielës mbrëma?
"Jo, sepse një humbje është gjithnjë e vështirë për t'u tretur. Natyrisht, kemi nxjerrë përfundime nga një ndeshje e tillë dhe po shikojmë se cfarë mund të bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera. Për fat të keq ndeshjet janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe menjëherë vjen ndeshja ndaj Okserrit".
-OM vuajti shumë në pjesën e dytë …
"Në fakt, dalin shumë probleme. Është e vështirë të jesh në nivel të lartë futbolli gjatë gjithë ndeshjes. Pati momente kur kundërshtari ishte më i mirë se ne sepse e zotëronte shumë lehtë topin. Nuk është e papërmballueshme, por duhet të dimë të menaxhojmë ndeshjen. Por ne kemi cilësi për t'i përballuar këto momente, për të shfrytëzuar hapësirat që krijohen. Por ndeshja erdhi duke u vështirësuar sidomos afër fundit".
-C'mendim keni për gabimet e gjyqtarit?
"Nuk jam nga ata që ia vënë fajin vetëm një personi. Ne ishim të pafavorizuar nga gjykimi, por unë parapëlqej të shikoj se cfarë mund të përmirësojmë së bashku me trajnerin dhe me lojtarët që kemi. Pritet që ne vetë t'i japim fund shqetësimeve tona dhe ne duhet të ecim vetëm në këtë rrugë. Ndaj nuk jam marrë shumë me gjykimin".
-A mendoni se fundi i ndeshjes do të kishte qenë i ndryshëm pa përjashtimin e Krupoviesës?
"Kur luan me 10 lojtarë ndaj 11-ve, në një fushë të vështirë, lodhja ndihet dhe kundërshtari e mban më shumë topin. Kuptohet që ishte më e vështirë. 11 kundër 11, ndeshja nuk do të kishte qenë e njëjta, por nuk është mirë t'ia kalojmë fajin të tjerëve".
-A diskutuat me gjyqtarin pas ndeshjes?
"Pas ndeshjes jo, por gjatë ndeshjes po. E pyeta se përse ndryshoi mendje lidhur me kartonin për Krupoviesën dhe ai më tha që të shkoja pamjet filmike pas ndeshjes, por unë nuk është se i pashë".
-C'mendim keni për kontributin e lojtarëve të ardhur së fundi?
"Akale tregoi gjëra të mrekullueshme. Mezi pres që të dy të ardhurit e fundit të jenë bashkë në ndeshje sepse ata kanë treguar shumë talent. Jemi të kënaqur me ardhjen e tyre dhe do t'i ndihmojmë".
-Ekziston mundësia që ju të luani në mbrojtje të mërkurën (nesër) …
"Kemi shqetësime të mëdha me dëmtimet. Duke më vendosur në rol tjetër, trajneri shpreson që skuadra të luajë më mirë. Unë jam mësuar të luaj në atë pozicion me ekipin kombëtar ndaj me OM-në unë jam në dispozicion në ekipit dhe klubit".
-A keni dyshime, pra, për ndeshjen ndaj Okserrit?
"Jo, sepse kemi shans t shkëlqyer që të arrijmë finalen në dy ndeshje. Do të shkojmë në një fushë ku patëm probleme pak muaj më parë (humbje 0-2 më 22 shtator). Ne presim shumë nga kjo ndeshje, një mundësi e madhe që nuk duhet të na shpëtojë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›