Tomason: “Do ta kemi të vështirë në Tiranë

Ekskluzive nga Athina, Drini Caushi
Më datë 14 Dhjetor 2007 u zhvillua ndeshja AEK-VILLARREAL e vlefshme për kupën UEFA. Albania-Sport ishte e pranishme ashtu si në të gjitha ndeshjet që zhvillohen në Athinë. Si gjithmonë u futëm në ambientin e futbollistëve, kësaj here në hotel "Grand Bretania International" të Athinës ku ishte i grumbulluar ekipi i Vilareal. Sapo kishte mbaruar takimi ku spanjollët triumfuan me rezultatin 1-2 dhe lojtarët ishin duke ju gëzuar kësaj fitoreje. U prezantuam me disa nga lojtarët e kësaj skuadre, ata u treguan xhentilë e të gatshëm dhe së bashku bëmë një bashkëbisedim. Qëllimi ynë ishte ti merrnim disa mendime sulmuesit danez, i cili do të luajë kundra kombëtares tonë. Prezent me të ishin edhe kampioni i botës francezi Robert Pirez, turku Nihat , francezi tjetër Paskal Sigan, dhe italiani Xhiuzepe Rossi. Midis tyre u zhvillua një bisedë e këndshme. E filluam me danezin Tomason të cilin e pyetëm rreth përballjes që kombëtarja e tij Danimarka do të ketë me kombëtaren tonë të Shqipërisë, për eliminatoret e botërorit 2010. -Duke i uruar lojtarët për fitoren dhe suksese të mëtejshme në kupën UEFA dhe Primera Division, përqendrohemi tek Tomason. Sic e dimë shorti na ka vënë përballë me një grup me Danimarkën. Si ju duket kjo përballje me ne? Të them të drejtën gjithmonë kemi hasur vështirësi me ekipet e Ballkanit. Shqipëria ka qenë një nga këto ekipe të vështira. - Në këtë moment, ndërhyn duke qeshur lojtari turk Nihat duke ju drejtuar Danezit: Sa herë të ndesheni me ekipet e Ballkanit do ta keni të vështirë ju nordiket, (Qeshin) e aq më tepër me arnautet që në fushën e tyre janë shumë agressivë. Këtë e provuam dhe ne me kombtaren tonë në Tiranë. Do ta keni shumë të vështirë atje. - Duke qeshur dhe u ngacmuar me njeri tjetrin Nihat largohet duke na përshëndetur dhe na thotë : Selam Bushit dhe Duros. - Tomason ju e keni parë ambientin që krijohet në Shqipëri në ndeshje të tilla, cilat janë përshtypjet tuaja? Unë mbaj mend se Shqiptarët para dy vjetëve ku kemi luajtur në Tiranë, kishin një ekip shumë të fortë të drejtuar nga Brigel. Pavarësisht se ne fituam 0-2, më duhet të them që kemi vuajtur shumë. Ata ishin shumë luftarakë, më kujtohet që edhe terreni ishte shumë i keq. Di që keni zhvilluar ndeshje të mira me Bullgarinë dhe me Holandën. - Sipas jush kush do të jenë pretendentët e këtij grupi? Të gjithë ekipet mund të kenë synimet e tyre, ne kemi pretendimet tona gjithashtu dhe Suedia. - Lojtari tjetër i Vilarealit Paskal Sigan që shoqërohej kudo me francezin tjetër Pires, të cilët kanë qënë bashkë edhe tek Arsenal, na pyet për Muratin. A vazhdon të jetë pjesë e kombtares tuaj Murati? – Jo ju përgjigjëm, ka një vit e gjysëm që vazhdimisht ka pasur dëmtime dhe është tërhequr. Kemi luajtur bashkë tek Lilë dhe kam shumë respekt na thotë. Kemi kaluar momente të bukura bashkë. – E pyetëm dhe Piresin nëse i kujtohej lojtari ynë shtatshkurtër? Unë e kujtoj akoma dhe më herët. Jemi ndeshur bashkë kur unë luaja për Marsejën dhe ai për PSG-në. Kam pasur dhe një dyluftim të ashpër me të që e mbaj mend shumë mirë sepse jemi ndëshkuar të dy me karton të verdhë. Ka qënë i vetmi shqiptar në ligën franceze, tani keni shqiptarin tjetër Cana i cili është kapiten i Olimpikut të Marsejës. Ishte shumë vonë dhe stafi drejtues u komunikoi lojtarëve që të shkonin në dhomat e tyre për të fjetur. Mbasi na dhuruan bluzat e tyre dhe lëshuan autografe për ne, u larguan duke marrë falënderimet tona të përzemërta për momentet e këndshme që kaluam së bashku. Tomason na premtoi që do të takohemi përsëri në Tiranë dhe të prononcohej për Albania-Sport Vizitoni galerine madheshtore te Drini Caushit me yjet me te medha te futbollit ne bote GALERIA CAUSHIShikim te kendshem!