E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Firmosa me 9 dhe jo me 13 mars"

TIRANE - Ish-ministri i Drejtesise Aldo Bumci pas akuzave te opozites perseriti dje se ka hedhur firmen mbi faksin drejtuar Ministrise se Mbrojtjes per shkaterrimin e armeve. Por dje Bumci pohoi se shkresa eshte firmosur prej tij me 9 mars ndersa ne faks me shkrim dore eshte shenuar data 13 mars 2007. "Une i qendroj gjithckaje qe kam thene ne deklaraten para dy ditesh, cdo fjale, pike e presje. Ai eshte qendrimi im me pergjegjesine politike e morale", ka riperseritur Bumci. Ne kete deklarate, ai ka mohuar t'i kete drejtuar nje shkrese djalit te kryeministrit, Shkelzen Berishes ku jepej informacion per Gerdecin. Bumci deklaroi ne pergjegjesine e tij personale se dokumenti i propozuar nga opozita eshte falsifikuar duke renditur nder arsyet kaligrafine dhe diferencen e dites kur eshte derguar ky informacion. "Cdo shkrim ne dokumentin e pretenduar eshte i falsifikuar dhe nuk eshte i Ministrit te Drejtesise Aldo Bumci, gje e cila vertetohet shume thjeshte nga vertetimi i kaligrafise, shkrimi im si ish-minister Drejtesise gjendet ne qindra dokumente. Fakti i dyte eshte se ne arshiven e Ministrise se Drejtesise nuk gjendet asnje dokument origjinal, qe protokollohet dhe ruhet ne kete ministri, qe te permbaje shenimin ne fjale", ka sqaruar Bumci. Me tej ai ka permendur edhe faktin se pergjigja zyrtare e Ministrise se Drejtesise derguar me fakt Ministrise se Mbrojtjes mban daten 9 mars te vitit 2007 dhe jo 13 mars te vitit 2007. Nje deklarate e cila ngarkon socialistet, sipas tij, edhe njehere me autoresine e falsifikimit. Pasi eshte shume e lehte te vertetohet kaligrafia.

Sqarimi i Ministrise se Drejtesise: S'ka shenim

"Lidhur me nje pretendim te shtypit mbi nje shkrese te supozuar se mban mbi te nje shenim te ish-Ministrit te Drejtesise, Bumci sqarojme se: Ne arkivin e M. Drejtesise ndodhet e protokolluar kjo shkrese me nr. prot 1594/1 i dates 09.03.2007. Permbajtja e kesaj shkrese, lenda e saj, eshte "Mendim per nje Projektvendim" derguar M. Mbrojtjes dhe mban firmen e M. te Drejtesise te asaj kohe, Bumci. Ne kete shkrese nuk ka asnje shenim dhe ky eshte dokumenti i vetem i depozituar ne protokollin e Ministrise se Drejtesise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›