E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama pengon ligjin e Dosjeve

Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se, per interesa personale po pengon miratimin e ligjit te dosjeve. Nje akuze e tille ka ardhur nga ish-ministri i Drejtesise dhe deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci, aq shume i akuzuar nga opozita per perfshirjen e tij ne aferen e Gerdecit, nepermjet dhenies se"Ok" te ligjit per demon timin e armeve dhe municioneve. Zedhenesi i Grupit parlamentar demokrat, Bumci. Ne nje deklarate per mediat Bumci tha se "ne bllokimin e ligjit te dosjeve ka arsye personale". Ai theksoi se zedhenesi Balla deklaroi ne media se PS eshte per hapjen e dosjeve, por per te lejuar qe personat qe kane dosje te kandidojne dhe te zgjidhen.

Sipas zedhenesit demokrat, "prapa kesaj deklarate fshihet vendimi i Edi Rames per te lejuar kandidimin e tij, pavaresisht nga problemet madhore, qe ka me te kaluaren". Madje Bumci ka kaluar ne akuza konkrete, ku pavaresisht statusin qe ka si ish-minister i Drejtesise, apo si deputete ne raport me respektimin e ligjit, nuk ka qendruar pa permendur dhe elemente akuze ndaj kreut te PS, te cilat jo vetem qe nuk kane qene publike me pare, por qe jane dhe ne fazen e deklaratave, perderisa ende nuk jepen detaje faktike dhe shkresore per kete gje. "Dihet se Rama, pervecse eshte nje pasardhes i nomenklatures se kuqe, gjate veprimtarise se tij ne klubin "Dinamo" ka kryer veprimtari jo sportive ne dem te anetareve dhe drejtuesve te klubit", nenvizoi Bumci. Nderkohe qe ish-ministri i Drejtesise nuk ka munguar te sulmoje dhe njehere kreun socialist se po mban peng ligjin e dosjeve, pavaresisht se politika shqiptare ka pasur ne dispozicion goxha kohe per te bere nje ligj sipas standardeve per te denuar krimet e komunizmit, ku dosjet e ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit jane dhe elementi minor i ketyre krimeve. "Pasi e mban peng prej me se 6 muajve ligjin per "Pastertine e figures zyrtare, ose sic njihet "Ligjin e dosjeve", ai kerkon qe pavaresisht nga problemet e renda qe mund te kete ne te shkuaren e tij, te mund te kandidoje", akuzoi zedhenesi i PD kreun socialist. Por nga ana tjeter, ai nuk ka munguar te garantoje, menjehere pas ketyre deklaratave, ku per here te pare zbardhen detaje te se kaluares se Rames, se mazhoranca nuk ka qellim sulmin me emra te pervecem. . "Partia Demokratike i deklaron zotit Rama se me ligjin per "Pastertine e figures zyrtareve te larte", nuk synon asnje emer te pervecem. Sipas tij, ky ligj nuk do te mund te perdoret sipas interesave personale te asnje personi, qofte ky edhe drejtues i forcave politike", ka deklaruar Bumci. Deklarate kjo qe ka ardhur pas sulmeve te forta ndaj kryetarit socialist Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›