Biberaj, ne OKB me Ban Ki Moon
Zv. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj, ne krye te nje delegacioni te nivelit te larte te KE-se, u nis te dielen per nje vizite zyrtare ne OKB, me ftese te Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon. Ne perberje te delegacionit marrin pjese kryetare te Grupeve Parlamentare, si dhe te Komisioneve Parlamentare te Keshillit te Evropes. "Gjate qendrimit ne New York, Biberaj dhe delegacioni i KE-se pritet te zhvillojne takime me perfaqesues te niveleve me te larta te OKB-se, perfshire edhe Sekretarin e Pergjithshem Ban Ki Moon". Mesohet zyrtarisht se teme e bisedimeve do te jete dhe diskutimi dhe nenshkrimi i nje Memorandumi i mirekuptimi ndermjet ketyre dy organizatave. Sot delegacioni i KE gjate qendrimit ne New York, parashikohet qe te vezhgoje nga afer zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale qe do te mbahen ne SHBA.