Firmoset marrëveshja me “Fincantierin”, Veliu: Nxit punësimin dhe modernizon FA

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kreu i kompanisë “KAYO”, Ardi Veliu tha të mërkurën se marrëveshja me “Fincantierin” për prodhimin e anijeve luftarake do të rrisë punësimin nga njëra anë dhe do të modernizojë Forcat e Armatosura nga ana tjetër.
Në aktivitetin e organizuar në Kryeministri për nënshkrimin e marrëveshjes mes “KAYO”-s dhe shoqërisë italiane “Fincantieri”, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë për prodhimin në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, të anijeve lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe të vendeve aleate, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ambasadori i Italisë në vendin tonë Marco Alberti, si dhe përfaqësues të kompanisë italiane.
Veliu u shpreh se kjo marrëveshje e kthen vendin tonëe dhe si eksportues të anijeve luftarake.
“Sot është dita e parë kur ne do të finalizojmë një përpjekje të gjatë prej tetë muajsh për të arritur në këtë moment. Jam shumë i lumtur për vetë faktin se vetë marka e “Fincantierit”, por edhe backlogun që do të vijë në Shqipëri është një mundësi e mirë për fuqinë puntore, por edhe në dhënien e mundësisë për të vendosur vendin tonë si vend jo vetëm prodhues, por dhe eksporutes të anijeve luftarake”, u shpreh Veliu.
(vijon…)
/r.e/