E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtohet nga mbytja i mituri në Shëngjin

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit njofton se i ka ardhur në ndihmë një të mituri, i cili ishte në rrezik mbytjeje në zonën e Shëngjinit.

Sipas njoftimit të policisë, në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e shkallares rrezikonte të mbytej, pasi për shkak të problemeve shëndetësore e kishte të vështirë notimin. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën menjëherë drejt zonës së sinjalizuar.

16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.
Ai u nxor me mjet lundrues në breg dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë në çdo rast nevoje dhe garanton se ndihma do të jetë e menjëhershme dhe profesionale.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›