Ndërprerja e proçesit mësimor, Tafaj inspektim në Dibër

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka vizituar sot nga afër qarkun e Dibrës. Gjatë vizitës ai ka pasur një takim me Shtabin e Emergjencave në qytetin e Peshkopisë. Po kështu Tafaj ka insektuar situataën në terren në komunën Kastriot. Gjatë insektimit ai evidentoi problemet në terren dhe në mënyrë të vecantë gjendjen e shkollave, në mënyrë që të parashihet si mundësi rifillimi i procesit mësimor në qarkun e Dibrës.
Një ditë më parë Dibra u vizitua nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili pati takime me kreun e shëndetësisë, prefektin e Qarkut Dibër dhe drejtuesin e spitalit rajonal. Ministri Vasili tha se do të dërgohen edhe mjekë nga Tirana nëse spitalet rajonale kanë nevojë për këtë.
Qarku Dibër është një nga zonat më problematike ku dëbora e ka izoluar të gjithën. Emergjencat shëndetësore kanë qënë të shumta, ndërsa të sëmurët janë transportuar për në spital ose nga infermierët që kanë dalë në terren ose me mjete rrethanore si barela të improvizuara deri në trasnportimin e tyre me fadroma.