Fisher: Ballkani jashtë BE, nëse dështon eurozona

Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Joshka Fisher ka paralajmëruar se në rast se Greqia do të dalë nga eurozona dhe dështimi eventual i projektit të euros do të thotë edhe fund i integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
“Gjermania nuk guxon që për herë të tretë në 100 vjeçarin e fundit të shpërbëj Evropën”, ka porositur ish-ministri i jashtëm gjerman në një intervistë për gazetën italiane “Korriere dela sera”.
Sipas tij eurozona është projekt politik, kështu që Greqia nuk do të braktisë këtë pa shkaktuar probleme të mëdha brenda BE.
“Pastaj, çfarë do të mendoni se si do të sillet Greqia pas daljes së saj nga eurozona. Athina do të kërkojë partnerë të tjerë, që siç është Rusia, e cila për këtë është e përgaditur dhe askush nuk flet për këtë. Atëherë do ti themi lamtumirë edhe zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore, apo fund integrimit të Ballkanit në Evropën e Bashkuar”, ka tërhequr vërejtjen Fisher, duke theksuar se Gjermania si faktor kyç duhet të luajë rolin për të siguruar dhe garantuar eurozonën.