Tërmeti në Itali, rreth 16 të vdekur dhe 350 të plagosur

Rifreskohen kohë pas kohe informacionet dhe bilanci i viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit në itali. Ndërsa vazhdon ankthi në zonat e goditura, vecanërisht në Emilia Romagna, janë regjistruar të paktën 16 të vdekur dhe rreth 350 të plagosur. Epiqendra u lokalizua ndërmejt Modena-s dhe Ferrara-s, në një intensitet prej 5.8 të shkallës rihter. Presidenti Italian Giorgio Napolitano ka kërkuar verifikimin e dëmeve dhe marjen e masave të menjëhershme. Gjatë orëve të natës, janë regjistruar 41 lëkundje sizmike në Emilia Romagna, zona e goditur më rëndë. E njëjta zonë është goditur Brenda 10 ditëve nga dy levizje të forta me magnitudë 5.9 e 5.8 ballë të shkallës rihter, qe kanë shkaktuar në total 23 tëvdekur, një të zhdukur dhe 14 000 të pastrehë. Autoritetet I tremben faktit se nën rrënoja, mund tëketë të tjera viktima. Sipas agjensisë së lajmeve “ANSA”, disa nga të palgosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të pastrehët po kalojnë netët jashtë ose ne tendat e ngritura nga ekipet e shpëtimit. Gjendja përkeqësohet nga fakti se shumë prej ndërtesave që i rezistuan tërmetit, janë të dëmtuara dhe mund të deklarohen si të pasigurta për të qëndruar në to. Në një apel publik, kryeministri Mario Monti ka kërkuar solidaritet në këto orë të vështirëa duke i bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë të prekurit nga tragjedia. ”Dua të siguroj që shteti italian do të bëjë të pamundurën për të asistuar në kohën sa më të shkurtër dhe për të garantuar rikthimin në jetën normale për të gjithë të prekurit e kësaj zone, që është kaq e veçantë, e rëndësishme dhe thelbësore për vendin tonë”, deklaroi Monti.