E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet perëndimore dëbojnë ambasadorët sirianë

''Zuheir Jabbour, përfaqësuesi më i lartë sirian në Uashington u informua sot se kishte 72 orë në dispozicion për t'u larguar nga vendi'', njoftoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Viktoria Nuland.

Të njëjtin hap ka ndërmarrë edhe Gjermania e cila thotë se “vendimi për dëbimin e ambasadorëve sirianë si reagim ndaj masakrës në Hula ishte një hap i koordinuar dhe i njëkohësishëm mes Londrës, Romës, Parisit dhe Berlinit".

Ndërsa Presidenti i sapozgjedhur francez, Hollande, than ë një konferencë për shtyp se "ky vendim do t'i komunikohet ambasadores sot ose nesër".

''Ambasadori i Republikës Arabe të Sirisë në Romë, Khaddour Hasan u thirr sot në Farnesinë ku iu komunikua vendimi i dëbimit dhe shpallja ''persona non grata'' në Itali'', lexohej në deklaratën e publikuar nga ministria italiane e Punëve të Jashtme.

''Në këtë mënyrë qeveria italiane rishpreh indinjatën për përdorimin e dhunës brutale kundër popullsisë civile, që është përgjegjësi e qeverisë aktuale siriane'', theksonte zëdhënësja Farnesina.

Menjëherë ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar Sirian (CNS), koalicioni kryesor i opozitës, i cili përshëndeti dëbimin e diplomatëve sirianë nga vendet perëndimore për të protestuar kundër represionit në Siri dhe veçanërisht kundër masakrës në Hula. /Start/

                                                                                             2012-05-30 08:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›