E Diel, 1 Nëntor 2026

Fisher: “Bllokimi i integrimit vjen nga mungesa e kultures politike”



Historiani i njohur dhe studiuesi i ceshtjeve shqiptare, Bernd Fisher, mendon se raporti i Bashkimit Europian per Shqiperine nuk do te jete pozitiv. Fisher ne nje interviste per Zerin e Amerikes vlereson se populli po vuan nga nje bllokim thuajse i plote qe ka shkaktuar politika, dhe se shumica e problemeve vjen prej mungeses se kultures politike. Fisher u gjend ne Tirane, ku mori pjese ne nje konference per marredheniet shqiptaro-amerikane.

Eshte e veshtire per nje historian te komentoje ngjarje aktuale, por ju jeni po ashtu edhe analist i njohur i ceshtjeve shqiptare. Cili eshte komenti juaj lidhur me moskuptimet e fundit midis politikaneve shqiptare per marredheniet me Bashkimin Europian?

Po. Eshte nje situate shume e mjere. Ka qene dukshem nje bllokim pothuajse i plote qysh nga viti 2009. Mendoj se populli shqiptar po vuan si rezultat i kesaj. Kete muaj e deri ne dhjetor pritet qe Bashkimi Europian edhe nje here tjeter te lere menjane kerkesen e Shqiperise per t’u bere vend kandidat per anetaresim. Mendoj se arsyeja kryesore ku do te mbeshtetet ky vendim eshte bllokimi politik, i cili ka penguar Shqiperine ne plotesimin e detyrimeve per reforma domethenese. Ky nuk eshte nje zhvillim i mire per popullin shqiptar. Mendoj se ne shume drejtime populli shqiptar ka ecur ne demokraci shume me perpara se sa politikanet e vet.

Pra, ju jeni pesimist lidhur me raportin qe do te dale javen tjeter per kandidimin e Shqiperise ne BE, apo jo?

Nuk jam optimist. Mund te jem i gabuar, por kam lexuar qe edhe ky raport mendohet se do te jete pak a shume si te tjeret; edhe ky raport kryesisht do te argumentoje qe Shqiperia ka bere progres, por se ky progres nuk eshte i mjaftueshem per ta konsideruar si nje vend kandidat.

Zakonisht njerezit pyesin; kush e ka fajin, kush beri qe te deshtojne deri tani keto perpjekje per integrim me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian?

Mendoj se ka shume njerez qe jane pergjegjes rreth e rrotull per kete ne eliten politike. Nuk ekziston ende nje kulture politike qe te pranoje konceptin e kompromisit. Per fat te keq, duket sikur eshte nje situate nga ato qe quhen “Ose gjithcka ose asgje” nga te gjitha palet. Por mendoj se ndoshta nje pjese me e madhe pergjegjesie i perket qeverise. Qeveria eshte pergjegjese per vendimet shteterore. Opozita mundet me lehtesisht qe te rreshqase, mundet te frenoje apo te ngadalesoje. Por kur vjen puna per vendime parimore shteterore eshte qeveria ajo qe ka forcen per te marre keto vendime, jo opozita. Perseri them se ka shume pergjegjesi te shperndara rreth e rrotull ne te gjithe klasen politike te Shqiperise ne pergjithesi.

BE i ka ngarkuar Shqiperise nje liste me 12 detyra perpara se te marre statusin e kandidatit. Nderkohe edhe opozita socialiste i ka drejtuar qeverise nje dokument me 10 pika po per te njejtin qellim. Cili eshte mendimi juaj per keto?

Di se ka nje program me 10 pika. Nuk kam patur rast qe t’i shoh ato me shume kujdes. Mendoj qe nese kryeministri Berisha ka deshiren per t’i diskutuar ndonje nga pikat, kjo do te ishte nje vleresim per opoziten. Mendoj se ndoshta do te ishte me e dobishme qe te nxitej nje debat i hapur duke u nisur nga disa pika te listes. Por eshte me se e nevojshme qe nje diskutim te nise, sepse e ardhmja e Shqiperise varet qartesisht nga bashkepunimi politik. Mendoj se pa kete nuk do te ndryshoje asgje. Nese dy partite politike nuk fillojne te flasin me njera-tjetren, atehere duke nisur nga vitit tjeter, duhet pare mire se ku jemi.

Mendoni se ky ngerc politik ka ardhur thjesht nga zgjedhjet e 2009, apo ka nje burim me te thelle kjo situate dhe keto probleme?

Mendoj se zgjedhjet nuk e ndihmuan kete situate, por problemi qendron me thelle. Sipas pikepamjes time, cdo gje nga nje liste e gjate temash varet tek mungesa e kultures politike. Eshte shume dekurajuese nocioni qe ekziston mbi bashkepunimin. Kultura politike ndikon mjaft ne natyren e partive politike shqiptare. Ato nuk bejne marreveshje per demokracine brenda vete radheve te partive, dhe as mes partive te tjera. Por nese nuk ka demokraci tek partite politike, Shqiperia do ta kete te veshtire qe te zhvilloje nje demokraci funksionale ne shtetin e vet.

A keni ndonje koment lidhur me komunikimet e ashpra, me gjuhen e ashper qe perdorin politikanet shqiptare ne fjalimet e tyre, apo per veshtiresine per te zhvilluar takime midis tyre?

Tradita shkon deri ne fundin e Luftes se Dyte Boterore. Per fat te keq, gjenden ende disa trashegimtare te politikave negative nga periudha komuniste. Kjo eshte e kuptueshme ne sensin qe Shqiperia nuk ka pervoje te mjaftueshme me demokracine. Qeverisja e shkurter e Fan Nolit ne 1924 nuk eshte aspak e mjaftueshme per ta shfrytezuar si nje fond tradite te kultures politike. Shqiperia eshte ne procesin e zhvillimit te kultures politike dhe ne te njejten kohe i duhet qe te zhvilloje sistemin politik demokratik. Nga nje ane, eshte e kuptueshme, se perse kjo shkoi kaq gjate, por mendoj se tani pas 20 vjetesh eshte zgjatur mjaft. Nuk ka me arsye qe te perdoret komunizmi si nje justifikim ose si nje shpjegim per mungesen e dialogut mes politikaneve kryesore ne kete vend.

Ju keni lexuar dhe shkruar shume mbi historine e Shqiperise dhe udheheqesit e saj. A keni ndonje shpjegim tjeter per faktin qe edhe sot ne vitin 2011 udheheqesit kryesore e kane te veshtire qe te shtrengojne duart dhe te ulen se bashku per te biseduar tema te te ardhmes se vendit?

Nje nga arsyet eshte se diskutimi perdoret nga partite politike si te thuash me ze te ulet, dhe menjane. Nje hap i pare mund te jete qe udheheqesit shqiptare te ndalojne se thirruri emrat e njeri-tjetrit. Kjo mund te nise rindertimin e nje imazhi per kundershtarin me te cilin duhet te bisedosh. Eshte nje situate e komplikuar aktualisht, keshtu qe hapi i pare mund te jete nje bisedim me i kulturuar midis partive politike. Udheheqesit mund te jene po aq te forte edhe me fytyre te qeshur edhe me portret te zymte. Shpresoj ta vizitoj Shqiperine shume shpejt dhe gjithmone kenaqem sa here vij ketu. Une shoh shume gjera pozitive per te ardhmen e Shqiperise. Jam plot shprese se keto hapa pozitive do te hidhen me shpejt. Veshtrimi im i pergjithshem mbi Shqiperine eshte shume pozitiv. Perparimi mendoj se mund te lehtesohet dhe mund te shpejtohet me me shume bashkepunim midis grupimeve politike.

Nje nga arsyet pse edhe sot ne vitin 2011 udheheqesit kryesore e kane te veshtire qe te shtrengojne duart dhe te ulen se bashku per te biseduar tema te te ardhmes se vendit eshte se diskutimi perdoret nga partite politike si te thuash me ze te ulet, dhe menjane

Nje hap i pare qe udheheqesit kryesore te ulen se bashku per te biseduar tema te te ardhmes se vendit mund te jete qe ata te ndalojne se thirruri emrat e njeri-tjetrit. Kjo mund te nise rindertimin e nje imazhi per kundershtarin me te cilin duhet te bisedosh. Eshte nje situate e komplikuar aktualisht, keshtu qe hapi i pare mund te jete nje bisedim me i kulturuar midis partive politike

Shpresoj ta vizitoj Shqiperine shume shpejt dhe gjithmone kenaqem sa here vij ketu. Une shoh shume gjera pozitive per te ardhmen e Shqiperise. Jam plot shprese se keto hapa pozitive do te hidhen me shpejt. Veshtrimi im i pergjithshem mbi Shqiperine eshte shume pozitiv. Perparimi mendoj se mund te lehtesohet dhe mund te shpejtohet me me shume bashkepunim midis grupimeve politike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›