E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mania e re e politikaneve, te leshojne mesazhe publike online Qamil Xhani

Kryesisht jane politikane te rinj, qe jane rritur njekohesisht me zhvillimin e teknologjise. Dominojne ata te majte, qe duket se e kane kuptuar me fort rendesine e shfrytezimit te rrjeteve sociale online, per te dhene mesazhe te ndryshme por edhe per te hapur diskutime mbi to. Por nuk mbeten shume pas edhe te djathtet. Nje shembull i gjetur eshte shfrytezimi i Facebook nga kryebashkiaku aktual i Tiranes, Lulzim Basha. Jo vetem informacion per axhenden e tij, por edhe diskutime mbi ceshtje qe preokupojne qytetaret. Nje “mode” kjo qe pati hov te madh sidomos ne fushaten e zgjedhjeve te 8 majit, ku per here te pare, kandidatet per bashki, mesyne Facebook, duke hedhur atje foto, video dhe informacione te bollshme per premtimet elektorale dhe takimet me popullin. Kjo “mode” u ndal pas 8 majit nga thuajse te gjithe, humbes dhe fitues dhe vetem pak po e vazhdojne komunikimin. Kurse politikanet e tjere, sikunder do te shihni me poshte, zgjedhin rrjetet sociale edhe per tema qe nuk kane te bejne direkt me ta, duke bere qe komentet ne statutet e tyre te jene te pambarimta, ashtu si vete audienca e Facebook, faqja nr 1 ne Shqiperi dhe e dyta ne rang boteror pas Google.

Edi Rama kerkon faturen e pronave

Zyrat e shtypit te partive mund te vije nje dite qe mund te mos jene me te dobishme. Nese do te dish fjala vjen, se cfare mendon kryetari i Partise Socialiste per zhvillimet e fundit politike, mjafton te hapesh blogun dhe adresat e tij ne rrjetet sociale, “Facebook” dhe “Twitter”, per te kuptuar se cfare do te thone edhe deputetet ne Kuvend. Ndersa pritej nga PS-ja nje mesazh i kryesocialistit per vdekjen e ish-Presidentit, Ramiz Alia, Rama u la te kuptonin deputeteve socialist se partia kishte shqetesime te tjera. Pak ore pas lajmit te vdekjes, Rama vendosi te merrej me temen e dites dhe jo me ish-Presidentit. Ne blogun e tij dhe ne faqen e “Twtter” kryesocialisti shkruan: “Kushtetuesja thote; ligji i pronave antikushtetues! Po tani, kush paguan per pasojat e atij ligji mbi pronat e grabitura te njerezve?”. Ndersa pronat jane nje shqetesim i vazhdueshem, Rama nuk ka lene jashte vemendjes dhe zhvillimet nderkombetare. Ndarjes nga jeta te Stive Jobs, bashkethemeluesit te “Apple”, nuk i kushtoi nje editorial, por faqen e pare te blogut personal. Ne nje grafike te zeze shkruhet; “Vdiq krijuesi i nje bote te re”. Per ata qe kerkojne ruajtjen e vlerave ne PS-se, citati iu duk si nje mesazh per ish-Presidenti Alia, i cili ne nje fare menyre eshte dhe pararendesi i se majtes shqiptare, por hamendja nuk zgjati shume. Molla e kafshuar e “Apple” nuk linte me dyshim se komunistet nuk kishin lidhje me blogun e kreut te PS.

Mendimi Ndryshe, politike me matematike

Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste nuk eshte kunder mendimit ndryshe. Dy deputetet Arben Malaj dhe Andis Harasani kane vendosur qe cdo levizje ne te ardhmen ta bejne me “laps ne dore”. Ne faqet personale ate kane nisur nje seri sondazhesh per te pare se cfare mendojne socialistet qe kane akses ne boten virtuale. Pas takimit ne Vlore, Harasani e ka marre seriozisht ndarjen e posteve dhe pyet rreth 5000 miqte e tij ne Facebook se a duhet te kufizohet mandati i deputetit nga ai kryetarit te Partise? Votimi duket se nuk ka ecur keq, megjithate si ne cdo pune zgjedhjesh mes socialisteve, akuzat per manipulim nuk kane munguar. “Sa mire e njohin demokracine keta qe votojne JO. Votojne dhe nga dy profile me te njejtin emer”, shkruan Harasani ne adresen e tij per votimin dhe nderhyrjet e socialisteve pro Rames ne votim. Ndersa i stafi deputeti Malaj ka ndermarre nje sondazh me gjitheperfshires. Me ane te disa pyetjeve synohet te behet vleresimi i te gjitha figurave ne PS, si pershembull: “Cili eshte mendimi juaj per Gramoz Rucin?; A) Pozitiv, B) Negativ, C) Neutral. Rezultatet e sondazhit nuk jane bere ende publik, por mesohet se shume energji negative eshte leshuar nga selia e PS-se per nismat dhe permendjen e emrave konkret te anetareve te kryesise ne kete sondazh.

Saimir Tahiri, sa aktiv per plehrat

Pas marrjes se detyres si drejtues i Partise Socialiste per Tirane dhe pas shkrirjes se FRESH-it, deputeti Saimir Tahiri eshte duke bere riorganizimin e forumit rinor. Ku me mire sesa ne “Facebook” mund t’i mbledhesh te rinjte. Ne adresen e tij te hapur para disa vitesh, Tahiri eshte bere aktiv vetem pas marrjes se detyres se re. Vec urimeve te zakonshme per ditelindjet e kolegeve, Tahiri ka vendosur ta perdor rrjetin social, sic eshte moda ne PS, edhe per te percuar idete e reja dhe kauzat politike. Me e fresketa eshte ajo per kundershtimin e ligjit te mbetjeve, ose sic njihet ne gjuhen popullore, ligji i plehrave. Pasi protestes se disa te rinjve te forumit para zyres se Presidentit, per te justifikuar mungesen, Tahiri u ka dhene mbeshtetje ne Facebook. “A ka mundesi te behemi sa me shume njerez me keta djem dhe vajza”, - “ndjell” Tahiri ne rrjetin social. Dhe duke ditur qe socialistet shume rralle bien te gjithe ne nje mendje per nje gje, Tahiri shton: “Une jam, pak, por i sigurt”.

Fansat kerkojne te bejne Veliajn Kryeminister

Edi Rama cilesohet si kryeministri ne hije i Partise Socialiste, por nuk mendojne keshtu gjithe socialistet. Nje faqe e hapur ne rrjetin social Facebook, kerkon mbeshtetje per te bere Erjon Veliajn Kryeminister. Nje pjese e socialisteve e kane marre seriozisht kete faqe dhe jane pranuar me deshire. Po ashtu dhe ish G99-sha mendojne se endrra rinore po behet shpejt realitet. Ndersa te tjere e kane shfrytezuar faqen si hapesire edhe per te shprehur mendime jo etike ndaj ish-drejtuesit te G99. Pasi lexon disa komente e kupton qe faqja nuk eshte hapur me miratimin e vet Veliajt, tek e fundit, ish-drejtuesi i Mjaft nuk mund te punonte pas kraheve te kreut te PS ne Facebook. Por ajo qe nuk kuptohet eshte se perse nje faqe false e hapur ne vitin 2009 nga ish-anetaret e “Mjaftit”, qe jane dhe njohes te mire te teknologjise kibernetike, nuk kerkojne nga administratoret e Facebook qe ta mbyllin.

Nano lajmeron kthimin ne Facebook

Pas sa e sa tentativash ne baze, takimesh me deputete te pakenaqur, apeleve publike per te prekur zemrat e socialisteve dhe per te ndryshuar modelin e PS-se, Fatos Nano duket se ka ndryshuar strategji. Ne nje faqe te hapur ne emrin e tij shkruhet se shume shpejt do te kete te reja nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-se. Sic duket, lideri historik i se majtes, pasi u terhoq nga PS-ja duke vendosur standard te ri ne politik, ka vendosur te kthehet ne seline roze duke perdoru mjetet e pelqyera nga kryetari aktual Rama, rrjeteve sociale. Nuk dihet nese faqja me mbi 3000 miq ka miratimin e Nanos per tu administruar nga te tjerr, por ajo qe dihet eshte se Nano ka qene gjithmone i apasionuar pas teknologjise dhe mjeteve te komunikimit, qofshin keto dhe alternative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›