E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano-Meta-Dokle nderojne Aline, Rama e bojkoton Rozeta Rapushi

U percoll dje per ne banesen e fundit, ish udheheqesi i fundit komunist ne vend, Ramiz Alia. Ne nje ceremoni modeste dhe te shkurter, te organizuar nga Protokolli i Shtetit, Alise ju zhvilluan homazhe ne Shtepine Qendrore te Ushtrise. Te pranishem ne ceremoni, ne nderim te tij, ishin kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i cili shoqerohej nga anetare te tjere te partise se tij si Spartak Braho dhe Luan Rama. Po keshtu, nuk munguan ne homazhe, ish kryeministri e ish-kreu socialist, Fatos Nano, si dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi. Ndersa nga Partia Socialiste, te vetmit qe moren pjese ne homazhe, ishin Gramoz Ruci dhe Namik Dokle. Kreu socialist, Edi Rama, nuk mori pjese ne ceremonine mortore te ish-udheheqesit te fundit komunist dhe ata perfaqesues te selise roze te pranishem, nuk thane asnje fjale mbi Aline, teksa percillej per ne banesen e fundit. Ne ceremonine mortore te organizuar per ish-udheheqesin e fundit komunist, munguan edhe drejtuesit e larte te shtetit, te cilet jo vetem qe nuk moren pjese ne homazhet e organizuara per ish-udheheqesin e fundit komunist, por as nuk jane prononcuar ne publik per vdekjen e tij. Homazhet per Alian, zgjaten vetem 60 minuta dhe me pas trupi i tij i pajete u percoll drejt varrezave te Sharres. Pas perfundimit te tyre, kreu i LSI-se, Ilir Meta, e vleresoi Aline si nje figure te shquar te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. “Mendoj se nderimin me te mire per cdo figure e ben historia. Dua ta vleresoj si nje figure te shquar te luftes antifashiste dhe per perpjekjet e tij per ta kuptuar me aq sa mundej pluralizmin politik”, tha Meta.

Nderkohe qe ish- kryeministri i vendit, Fatos Nano, e vleresoi Aline si protagonist te nje epoke historike. “Ky homazh eshte ne respekt te nje epoke historike e cila ka edhe protagonistet e saj”, u shpreh Nano.

Pavaresisht debateve te shumta te zhvilluara mbi rolin e re ndjerit, ne shume zhvillime te kohes se diktatures por edhe te fillimeve te pluralizmit, Ramiz Alise iu rezervua nje trajtim prej ish-presidenti nga Protokolli i Shtetit. Ceremoniali zyrtar i Republikes se Shqiperise parashikon kater lloje ceremonish funebre si ceremoni shteterore, me e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo te plota. Per ish-drejtuesit e shtetit si Ramiz Alia parashikohet niveli i dyte, ceremoni zyrtare. Ne kete rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe nje liber ngushellimesh. Kjo ceremoni nuk permban bande dhe te shtena me arme. Ish-udheheqesi i fundit komunist, Ramiz Alia u shua ne moshen 86-vjecare, mengjesin e dates 7 tetor.

Ilir Meta: “Alia, u largua pas humbjes ne zgjedhje”

Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, se bashku me anetare te partise se tij si Luan Rama dhe Spartak Braho, nderuan dje ish udheheqesin e fundit komunist ne vendin tone, Ramiz Alia. Pas marrjes pjese ne homazhet per Alian, ne Shtepine Qendrore te Ushtrise, Meta tha se pas disa dekadash, do te jene historianet ata qe do japin vleresimin e duhur per figuren e Ramiz Alise, ndersa vleresoi edh njehere rolin e tij ne luften antifashiste. “Mendoj se nderimin me te mire per cdo figure e ben historia. Dua ta vleresoj si nje figure te shquar te luftes antifashiste. Alia eshte i pari personalitet qe ka dhene doreheqjen pasi humbni zgjedhjet ne vitin 1992”, tha Meta.

Fatos Nano: “Alia, protagonist i nje epoke”

Vleresimet e tij per figuren e Ramiz Alise dha dje edhe ish kryeministri si dhe ish kreu i PS-se, Fatos Nano. Pas homazheve te zhvilluara ne nderim te ish udheheqesit te fundit komunist ne vend, Nano tha se Alia eshte protagonist i nje epoke, ndersa vleresoi kontributin e tij per luften antifashiste. “Ky homazh eshte ne respekt te nje epoke historike e cila ka edhe protagonistet e saj. Shpreh respekt per kontributin e tij ne luften Nacional-clirimtare dhe ne rindertimin e vendit pas saj. Shpreh respekt per kontributin e tij ne etapa te ndryshme, deri ne institucionalizimin e shtetit pluralist”, u shpreh Fatos Nano pas ceremonise mortore te organizuar per ti dhene lamtumiren e fundit Ramiz Alise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›