Fishta mes dy bibliotekave

Librat, dorëshkrimet, vula e poetit At Gjergj Fishta u ekspozuan në Biblotekën Marin Barleti të Shkodrës në kuader të aktivitetit “At Gjergj Fishta mes dy bibliotekave”, i cili u mbajt në kuadër të festave të nëntorit.
Drejtori i Bibliotekës së qytetit të Shkodrës Gjovalin Çuni u shpreh se këto libra që janë ekspozuar, janë vetëm disa pasi nga Fishta ka shumë libra të tjerë, sepse ai kudo që ka shkuar në familje dhe vende tjera ka lënë si dhuratë nga një libër dhe këto ne kërkojmë që t’i mbledhim.
Ideja e ekspozimit të librave personal të At Gjergj Fishtës erdhi nga pedagogia e Universitetit të Shkodrës Rezarta Draçini, e cila sqaron se vlera e këtyre librave është shumë e madhe sepse shihet qartë kultura dhe edukimi shumë i lartë që ka pasur Fishta.
Biblioteka Kombëtare do angazhohet seriozisht për të ndihmuar idenë e realizimin e idesë së pedagoges Draçini dhe Gjovalin Çunit për ngritjen e bibliotekës së Fishtës me librat e tij personal, është shprehur për ABC News drejtori i bibliotekës kombëtare Aurel Plasari.
Biblioteka me librat personal të At Gjergj Fishtës përmbajnë dorëshkrime të tij, libra që mbajnë firmën, vulën personale dhe vulën e bibliotekës franceskane e pastaj edhe të bibliotekave tjera që ky libër ka udhëtuar. Ekspozita është e ndarë në fondin e dorëshkrimeve, të librave të përditshëm dhe ato shkencor. Ndërkaq me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë Shkodrës do i shtohet edhe një bibliotekë tjetër ajo e At Gjergj Fishtës me librat e tij personal.