28-29 nentor mberrijne ne vend rreth 40 konsuj nderi te Shqiperise
Në datat 28-29 nëntor mbërrijnë në vendin tonë rreth 40 konsuj nderi të Republikës së Shqipërisë nëpër botë, të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në vendet përkatëse.
Lajmi bëhet me dije nga ministria e Punëve të Jashtme, sipas të cilës, më 28 nëntor ora 11.00 konsujt e nderit do të priten në takim nga Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në një ceremoni, ku do jenë të pranishëm dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci dhe ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço.
Pas takimit, Haxhinasto do të përshëndesë konsujt me një prononcim për mediat.
Më pas, konsujt e nderit do të priten në takime të veçanta nga kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarjaJozefina Topalli, kryebashkiaku Lulzim Basha, dhe në mbrëmjen e datës 28 nëntor, do të jenë të ftuar në një pritje nga presidenti i vendit Bamir Topi.