E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch ul perseri nivelin e kreditimit per Greqine

Kompania e sherbimeve financiare Fitch uli perseri nivelin e kreditimit per Greqine duke thene se vendi i zhytur ne borxh ka shume te ngjare te falimentoje ndaj detyrimeve financiare edhe pse mori paketen e re te ndihmave nga Evropa.

Fitch tha se sot se ka zbritur me dy shkalle nivelin per Greqine duke e cuar ate ne statusin me te ulet. Kompania e morri kete veprim pasi Greqia siguroi nje pakete te re 172 miliarde dollareshe te shpetimit dhe negocioi nje ulje prej 142 miliarde dollaresh te borxhit qe i ka institucioneve financiare.

Ndersa Greqia ka arritur nje marreveshje te pergjithshme per eliminimin e me shume se gjysmes se borxhit qe i ka kreditoreve private duhet tani te negocioje termat specifike me bankat individuale dhe investitoret e tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›