Ne Bruksel fillon raundi i ri i bisedimeve Kosove - Serbi

Sot ne Bruksel filloi nje tjeter raund bisedimesh mes Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian. Bisedimet synojne normalizimin e lidhjeve mes te dy vendeve.
Nje eshtje mjaft delikate per te dyja palet eshte perfaqesimi i Kosoves ne takimet rajonale dhe ato nderkombetare. Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise filuan marsin e vitit te kaluar me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian.
Perparimi ne bisedime eshte nje kusht i rendesishem per pranimin zyrtarisht te Serbise ne BE duke bere perseri trysni per dialog i cili rifilloi vetem disa dite para se Brukseli te marre nje vendim per kerkesen e Beogradit per anetaresim.
Serbia ndodhet para nje tjeter presioni ne keto kushte pas nje referendumi te debatueshem ku pjesa derrmuese e banoreve serbe ne veri te Kosoves kundershtuan autoritetin e shqiptareve dhe qe u kritikua fort nga Bashkimi Evropian.
Kosova e fitoi pavaresine kater vjet me pare me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara dhe shumices se vendeve te Bashkimit Evropian pas acarimit te konfliktit etnik ne vitin 1999.
Serbia e ka luftuar pavaresine e Kosoves permes diplomacise por edhe duke financuar nje rezistence disa here te dhunshme te serbeve ne veri te vendit ndaj autoritetit te Prishtines. Banore serbe ende mbajne te bllokuara rruget kryesore ne veri duke sfiduar Perendimin Beogradin dhe Prishtinen.