Komisioni Evropian kercenon Hungarine me ngrirje te fondeve

Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian tha sot se ka ne plan te pezulloje fondet e zhvillimit prej 655 milione dollaresh per Hungarine pasi Budapesti nuk arriti te ule deficitin buxhetor. Hungaria ka qene nen presion te vazhdueshem nga Komisioni Evropian per te ulur deficitin buxhetor qe nga koha kur u be anetare e Bashkimit ne vitin 2004
Propozimi i sotem eshte nje sinjal i qarte se Komisioni Evropian pret nga Budapesti zyrtar masa konkrete gjate ketij viti ne menyre qe te reduktohet borxhi i madh hungarez
Komisioni mori sot vendim per te propozuar nje pezullim te pjesshem te angazhimeve per Fondin e BE-se per Hungarine duke filluar nga janari i vitit te ardhshem e me tej. Masat jane rezultat i mospermbushjes se rekomandimeve per te vene nen kontroll deficitin e madh.
Propozimi per te pezulluar fondet eshte episodi i fundit i nje seri perplasjesh lidhur me gjendjen e tregut financiar dhe dyshimet per shkelje te te drejtave civile nga Hungaria. Para se te vihet ne zbatim masa duhet te miratohet nga 26 vendet e tjera anetare te Bashkimit.
Dua te theksoj se vendimi i sotem duhet pare si mesazh nxites per te korrigjuar nje devijim dhe jo si ndeshkim. shte nje mase e drejte me natyre parandaluese.
shte hera e pare qe Komisioni Evropian ka propozuar te pezulloje fonde te vecuara per nje prej anetareve te tij si rezultat i deficitit buxhetor. Fondet e zhvillimit ishin planifikuar ne mbeshtetje te sektorit te transportit dhe projekteve per mjedisin ne disa prej rajoneve me te varfra te Bashkimit.
Qe nga momenti qe u fut ne Bashkimin Evropian Hungaria ka qene nen presionin e Komisionit per te ulur deficitin buxhetor i cili e kishte kapercyer nivelin tavan te lejueshem prej 3 per qind te prodhimit ekonomik. Megjithe paralajmerimet e vazhdueshme Budapesti deri tani nuk ka arritur te zgjeroje masat strukturore per te ulur shpenzimet.
Fondet qe Komisioni ka kercenuar se do te pezulloje jane planifikuar per levrim ne vitin 2013. Si rrjedhoje Hungaria ka kohe deri ne janar te vitit te ardhshem te marre masa per te shmangur zbatimin e tyre. Pezullimi i ketyre fondeve do te kishte ndikim te dukshem ne ekonomine e vendit. Paketa e ndihmave prej 655 milione dollaresh eshte e barabarte me 0.5 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto.