Fitimet nga skedinat dhe lojerat e fatit do tatohen 10

Ligji i ri
Parlamenti ka miratuar dje ligjin per Lojerat e fatit duke vendosur tatim fiks per 10 per te gjitha parate qe do te fitojne lojtaret. Taksa do te mbahet direkt ne skedine apo ne sallen e lojerave te fatit
TIRAN- Parlamenti ka miratuar dje ligjin e ri per lojerat e fatit qe do te thote se te gjithe lojtaret do te paguajne nje takse prej 10 per te gjitha parate qe do te fitojne. Kjo shume do te kaloje ne favor te arkes se shtetit. Ky ligj i ri ka vlere per te gjitha kazinote sallat e lojerave te fatit lotarite por edhe per skedinat e basteve. Qe ne skedine lojtarit do ti shenohet shuma e fituar dhe fitimi neto pas heqjes se takses dhjete per qind. Nderkohe kompanite do te paguajne ne forme takse 25 per qind te parave qe kane humbur lojtaret.
Ndryshimi me i rendesishem dhe qe prek drejtperdrejt xhepat e lojtareve eshte tatimi me 10 per qind shumes se fituar nga skedinat apo llojet e basteve te tjera. Deri me tani fitimi qe merrte lojtari nga skedinat dhe bastet ishte i paster dhe i pa tatueshem ndersa tani cdo fitues do te ti paguaje shtetit taksen per te ardhurat personale. Madje deri me tani parate e fituara ne lojera fati baste apo lotari nuk ishin as te regjistruara dhe nuk mund te vertetohet burimi i tyre.
Por tashme qeveria ka shfuqizuar nenin 3 te ligjit Per lojerat e fatit i cili i perjashtonte nga tatimi mbi te ardhurat parate qe perfitoheshin nga pjesemarrja ne lojerat e fatit apo ne kazino. Te ardhurat qe perfitohen nga lojtaret apo fituesit qe marrin pjese ne lojerat e fatit dhe kazinote perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale shfuqizohet citohet ne projektligjin e miratuar dje ne seance plenare i cili pritet te hyje ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletoren zyrtare periudhe e cila perkon me javen e pare te muajit dhjetor. Nje tjeter ligj qe eshte ndryshuar disa kohe me pare per kete eshte edhe ai i Taksave Kombetare ku u shfuqizua pika ku thuhej se fitimet nga lojerat e fatit lotarite dhe bastet sportive nuk tatohen.
Procedura e mbajtjes se parave do te jete shume e thjeshte. Lojtarit nuk do ti duhet te shkoje ne ndonje sportel tatimor per te shlyer detyrimet pasi tatimi prej 10 per qind do te mbahet direkt nga vlera e fituar dhe ai do te marre ne dore fitimin neto pasi eshte taksuar. Mbajtja e tatimit do te behet nga organizatoret te cilet me pas do tia dorezojne ate organeve tatimore.
Krahas lojtareve qeveria ka menduar te ndryshoje nivelin e tatimit edhe per organizatoret e lojerave te fatit. Sipas ligjit aktual cdo kompani duhej qe te paguante ne forme tatimi 5 per qind te shumes se mbledhur nga shitja e biletave apo shumave te luajtura. Nderkohe me ndryshimet e miratuara se fundmi cdo kompani do te duhet te paguaje ne forme tatimi 25 per qind te fitimit nga loja e organizuar.
Ky nivel eshte tatimi standard pasi kompanive i eshte vendosur nje limit nen te cilin nuk mund te paguajne. Keshtu cdo kompani qe ka nga nje deri ne 99 pika nuk mund te paguaje me pak se 10 milione leke ne muaj pavaresisht fitimit kompanite qe kane nga 100 deri ne 149 pika nuk mund te paguajne me pak se 12 milione leke ne muaj ndersa ato me me shume se 150 pika smund te paguajne me pak se 14 milione leke ne muaj. Qeveria ka nderhyre disa here ne ligjin per lojerat e fatit duke rritur ne menyre te vazhdueshme taksat dhe shtuar me disa miliarde leke te ardhurat ne arken e shtetit.
Ligji
Ndryshimet ne ligj tatojne me 10 per qind cdo bilete apo shume te fituar nga pjesemarrja ne lojerat e fatit
Skema ne nje fare menyre eshte kunder lojtarit pasi ai mund te marre pjese disa here ne loje duke humbur shuma me te medha se ajo qe ka fituar dhe ne fund i tatohet edhe fitimi i supozuar
Tatimi mbahet direkt nga bileta prej organizatoreve dhe lojtari merr ne dore shumen neto te zhveshur nga detyrimet ndaj shtetit
Rritet tatimi edhe per organizatoret e lojerave te fatit. Deri me tani ata paguanin 5 per qind te totalit te qarkullimit ndersa tani do te paguajne 25 per qind te fitimit
Problemi me tatimin e basteve
Nisma per te tatuar biletat fituese pritet te shtoje edhe me tej harxhimet e pjesemarresve ne lojerat e fatit apo kazinote. Ligji parashikon tatimin me 10 per qind te shumes se fituar por nuk merret parasysh shuma qe lojtari mund te kete luajtur me pare deri ne kapjen e nje kombinimi fitues. Mund te ndodhe qe dikush te marre pjese disa here ne loje duke vendosur shuma te ndryshme cdo here ne fund arrin te qelloje ne nje kombinim fitues i cili ne vetvete eshte nje fitim por qe nuk mbulon shumen e luajtur me pare. Ne keto kushte edhe pse ka fituar nje dore lojtari nuk mund te konsiderohet fitues pasi ka lene me pare me shume para. E njejta gje ndodh edhe me lojtaret e kazinove. Makina njeh si fitim cdo bilete te dale prej saj edhe pse me pare lojtari mund te kete humbur aty shuma te medha parash.