E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 150 milione USD te ngrira

Ministri i Financave duke dashur te sqaroje deputetet e opozites ne Komisionin e Ekonomise ka theksuar se ka nje skenar ne buxhet qe parashikon si kontigjenca 1.2 per qind te GDP-se. shte nje skenar qe mban aktiv buxhetin dhe politiken ne raport me ekonomine. Ne kemi programuar edhe per kete qe kemi sot nje skenar te mesem qe jane kontigjencat. Jane rreth 1.2 per qind e PBB-se si kontigjenca brenda buxhetit kurse nga ana tjeter nuk jane perfshire ne buxhet programi i privatizimeve strategjike qe jane dy tri kompani ne proces si dhe disa elemente te tjere qe kane te bejne me koncesionimet e te tjera ne menyre qe te kemi nje mase sigurie me te larte. Ne fakt ne ligjin e buxhetit kontigjencat jane vetem 48 milione USD shifer kjo shume me e vogel se 1.2 per qind e GDP prej 13 miliarde dollaresh. Por ne buxhet eshte parashikuar qe qeveria ka te drejte te ngrije 10 per qind te shpenzimeve. Ishte pikerisht kjo skeme qe u perdor vjet per te ngrire investimet.
Perplasja me Fondin
Une e kam thene qe me Fondin kemi pasur diferenca. Per vitin 2010 ata parashikuan rritjen 2 per qind ne themi 4 per qind dhe aq do jete pra dyfishi. Une nuk dua te jem aq optimist sa te them se ne momentin qe FMN-ja per 2011 parashikon rritjen 3.5 per qind ne me dyfishin e fondeve do shkojme 7 per qind por themi 5 per qind. Do ta synojme dhe duhet te ndertojme nje skenar per te kthyer ne 5.5 per qind rritjen u shpreh Bode. Ai u shpreh se edhe per projektbuxhetin e vitit te ardhshem ne mes te vitit do te shkohet ne Parlament per te bere rishikimin e tij ne kahun e permiresimit.
Akuzat e opozites
Opozita ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2011 duke u nisur qe nga vonesa dhe deri tek shifrat qe permban. Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli akuzoi dje se ky buxhet eshte tejet optimist dhe shifrat e tij jane nje pasqyre e perdorimit elektoral qe do ti behet duke e lidhur kete me investimet. Ne analizen qe ne i beme buxhetit 2011 pati shifra te medha lidhur me rruge primare apo sekondare qe do te ndertohen. Me shume mundesi vetem sa do te hidhen lopatat e para pasi shoh se ne qofte se rruga ben 150 miliarde leke hapja e punimeve eshte 1.5 milione leke te vjetra pra jane dy kazma dhe nje shirit i prere u shpreh Kodheli duke argumentuar qe kjo do te behet per efekt te fushates. Nderkohe qe akuza te tjera nga ana e opozites jane hedhur per transparencen buxhetore per deficitin dhe per borxhin publik. Sipas deputetit Arben Malaj shifrat qe qeveria lancon jane jashtezakonisht te cunguara dhe nese vijohet keshtu Shqiperia mund te jete nje tjeter vend fatkeq duke nenkuptuar ketu perkeqesimin e situates se borxhit.
Debati per borxhin
Ka mjaftuar deklarata e ministrit te Financave Ridvan Bode i cili u shpreh se Shqiperia ka kapacitete te rrise borxhin dhe te sherbeje interesat e tij per te filluar debati me deputetin e PS-se. Arben Malaj. Ministri e beri kete deklarate per tiu pergjigjur interesit te deputeteve por garantoi se synimi i qeverise eshte qe ta ule nivelin e borxhit ne 54 per qind. Por sipas Malajt ministria nuk ka dhene asnje formule konkrete sesi do ta arrije te ule kaq shume borxhin ne kaq pak kohe. Sipas Malajt shifrat e FMN-se nuk parashikojne ulje te borxhit publik por rritje te tij ne 69 per qind. Replikat mes ish-ministrit te Financave dhe ministrit aktual vazhduan ne nje sere pikash te buxhetit nderkohe qe diskutimi i tij ne komision do te vijoje neser. Debatet ne Komisionin e Ekonomise

Mimi KodheliPS Ketij projektligji i mungon transparenca dhe koha e duhur per tu diskutuar ne komisionet parlamentare pasi ka ardhur me vonese. Nga ana tjeter ajo qe paraqitet ne kete projektligj eshte shume optimiste. Ne mendojme qe rritja ekonomike eshte e parashikuar ne menyre joreale. Duke futur ketu dhe inflacionin mesatar qe eshte mbi 3 per qind shohim nje situate krejt ndryshe nga ajo qe paraqitet nga projektbuxheti. Buxheti eshte jashte cdo realiteti ekonomik shqiptar.
Ridvan BodeMinister i Financave Lidhur me afatin eshte e vertete ka nje vonese prej 4 ditesh per miratimin nga qeveria te buxhetin. Nuk ka asnje optimizem tek rritja ekonomike sepse fillimisht behet nje vleresim se cilat jane burimet e financimit dhe une ju them qe burimet ekzistojne. Ajo qe mbetet me pikepyetje eshte si do te jete reagimi i tregjeve rajonale dhe globale ne vitin 2011 edhe ne analiza ka parashikime. Disa prognoza jane me optimiste disa me pesimiste.
Shefedin ShehuPD Zoti minister mendoni se ka kapacitete per rritjen e borxhit publik ne Shqiperi
Ridvan BodeMF Sigurisht qe ka por ne mendojme qe eshte me mire te ulim dhe te jeni te bindur qe nje pjese e vendeve kufizohen ne borxhin publik jo se nuk i le FMN-ja dhe opozita por sepse nuk kane mundesi ta sherbejne me ne menyre te arsyeshme. Ne e kemi borxhin publik te jashtem me te ulet nga rajoni. Nga pikepamja e menaxhimit ne perspektive dhe rritjes se qendrueshme ekonomike ne mendojme se duhet te ulet dhe programi yne eshte qe ta cojme te pakten ne 54 per qind. Sot e kemi kaq borxhin sepse jane nje sere efektesh.
Arben MalajPS Te marresh angazhim publik se do shkurtosh borxhin ne 54 per qind dhe te japesh pergjigje si Minister Financash i nje vendi qe i kerkohet te ule borxhin qe une kam hapesira per ta rritur borxhin dhe me shifrat qe ka perllogaritur FMN-ja rrezikon ta cosh kete vend nga 50 per qind qe duhet te ishte ne 69 per qind deri ne 2015-en kjo eshte pergjegjesi jashtezakonisht e madhe. Qe te mendosh se borxhi publik do te jete 59 per qind dhe per dy vjet nuk e di me cfare llogari do ta cosh ne 54 per qind minimalisht duhet te japesh kalkulime konkrete. Ke deficitin 3.5 per qind dhe nuk ke arritur te bindesh kryeministrin tend qe duhet ta kishe me te ulet. A e di ti se ku po te shkon kostoja e borxhit Po te shkon 3.6 per qind dhe sipas llogaritjes mund te shkoje 4.1. Nese kostoja e interesave te nje borxhi tenton te rritet ne duhet te jemi te alarmuar. Ky nuk eshte buxheti i nje qeverie ne zvogelim por nje qeverie ne perkeqesim.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›