E Diel, 1 Nëntor 2026

Do te kemi rritje te energjise me 2011-n por jo 12 sa e kerkon CEZ

Intervista Kreu i ERE-s Bujar Nepravishta Skenaret per KESH dhe OST

Kur kane mbetur edhe nje muaj nga vendimi final per tarifat e reja te energjise per 2011-n kreu i ERE-s Bujar Nepravishta tregon se ka nisur shqyrtimi i aplikimeve. Ne intervisten per Shqip Nepravishta thote se nisur nga situata pozitive e sektorit energjetik rritja e cmimit do te jete me e bute krahasuar me kete vit. Sipas tij procesi konsiderohet teper delikat pasi te tre shoqerite CEZ KESH dhe OST kerkojne rritje te cmimit.

Zoti Nepravishta se shpejti do te nise faza e shqyrtimit te ofertave per tarifat e reja te energjise elektrike. Ne deklaratat e fundit te bera nga ju duket se ERE nuk do e pranoje rritjen e cmimit. Si qendron e verteta

Ne fakt une nuk kam thene konkretisht se sdo te rritet cmimi i dritave por kam parashtruar elementet qe bejne te mundur ndryshimin ose jo te tarifave. Lidhur me procesin e tarifave te reja me duhet te permend disa faktore qe ndikojne ne ndryshimin ose rishikimin e tyre. Po e nis nga importi pra cmimi per megavat qe blihet energjia elektrike dhe qe nuk ka pesuar rritje por ka mbetur e njejte si nje vit me pare ne rreth 50 euro. Gjithashtu me duhet te permend elementin tjeter po aq te rendesishem prodhimin energjetik te vendit i cili eshte rreth 6.5 miliarde kV nje rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar. Lidhur me konsumin kemi nje nivel rreth 5.7 miliarde kV energji. Duhet te them se eksporti eshte me i madh se diferenca e mbetur pasi Cez Shperndarja ish-OSSH eshte duke importuar per mbulimin e humbjeve. Ne kete rast eksporti deri tani eshte rreth 2.3 miliarde kV energji dhe ky proces vijon ende.

Ne keto kushte importet jane zvogeluar shume tregues i rendesishem qe ndikon ne cmimin e energjise elektrike. Nga ana tjeter ERE do ti miratoje CEZ Shperndarjes programin e investimeve qe eshte diku te rreth 5 miliarde leke gati 500 milione leke me shume se 2010-a gjithashtu do merren parasysh planet e shpenzimeve edhe te KESH-it dhe OST-se. Keta faktore do te ndikojne qe te mos merren vendime per rritje te ndjeshme te cmimit te energjise elektrike. Por se sa do te jete kjo rritje pra ky ndikim per momentin nuk jemi ne gjendje ta themi pasi jemi duke e shqyrtuar.

Me sa kuptojme nuk do te kete nje rritje te cmimit me 12

Kerkesa e tyre kete vit duket me e moderuar. Kujtojme se vitin e kaluar OSSH-ja kerkoi nje rritje te cmimit ne masen 44 kurse ERE miratoi rritje vetem me 7. Pjesa tjeter nga diferenca prej 6 e rritur i takonte KESH-it dhe OST-se cmimi final u rrit me 13. Pra vetem OSSH-se iu rrit cmimi 7 pasi duhet thene se per miratimin final te tarifave te reja ERE merr ne konsiderate edhe kerkesat e KESH-it dhe OST-se per rritjen e cmimit. Te dyja keto shoqeri kerkuan rritje te cmimit vitin e kaluar qe se bashku me OSSH u vendos miratimi final prej 13. Ajo qe dua te them eshte se kerkesa e CEZ-it per rritje cmimi per vitin 2011-n duket shume objektive dhe konstruktive por nuk duhet harruar fakti se rritje kerkon serish edhe KESH-i bashke me OST-ne.

Nga ana tjeter CEZ-i ka detyrimin qe te ule humbjet me 4 per kete vit. Pra per efekt te llogaritjes se cmimit ERE nuk merr ne konsiderate nivelin e humbjeve faktike por nivelin e humbjeve qe ka si detyrim te ndermarre kompania ceke si kusht i Deklarates Rregullatore pjese e marreveshjes se privatizimit.

Per vitin 2010 CEZ-i ka si detyrim ta ule nivelin e humbjeve me 4 ku nga 33.92 qe u fiksua te cmimi fillestar viti 2009 per kete vit i bie ta coje ne 29.92. Per vitin 2011 duhet ta ule serish me 4 qe i bie nje nivel humbjesh me 25.92.

Por ne fakt cfare tregon realiteti

Nga te dhenat qe kemi realiteti tregon se aktualisht niveli i humbjeve eshte diku te 31 per qind pra me nje permiresim te ndjeshem. Presim qe edhe ne muajt e mbetur te kemi serish ulje te nivelit te humbjeve keshtu qe ERE shpreson se CEZ do ta realizoje objektivin. Ne te kundert ne rast se nuk e arrin nivelin prej 29.92 per qind por po themi 30-31 per qind atehere kostoja bie mbi kompanine.

Analizuam kerkesen e CEZ-it per rritje te cmimit por miratimi i tarifave te reja perfshin edhe kerkesen e dy shoqerive te tjera. Sa e kerkon KESH-i rritjen e cmimit Po OST-ja

Ne jemi duke analizuar KESH-in te ciles i ulet shume cmimi por korporata ka shume borxhe per te shlyer rreth 80 milione euro.

Nuk e kuptoj si i ulet cmimi KESH-it

Jo jo. Padyshim qe KESH-i kerkon rritje te cmimit nga 2.03 leke ne gati 5 leke/kV. Ne rast se KESH-i nuk do te kishte borxhe me kete situate eksportesh qe po kryen dhe me bilanc teper pozitiv financiar korporates i del cmimi i energjise shume i ulet. Vitin e kaluar KESH-i e kishte energjine me 1.06 leke/kV pastaj si furnizues publik me shumice ku perfshihet edhe kostoja e TEC-it te Vlores kostoja i dilte 2.03 leke/kV cmimi me te cilen i shiste energjine OSSH-se.

Ne kushtet ku jemi sot po te bejme llogarite KESH-it nga 0.8 leke mund ti shkoje kostoja ne 0.1-0.2 leke/kV dhe do tia shiste CEZ-it me cmim shume me te ulet sesa ia ka shitur vitin e kaluar. Per rrjedhoje do te kishim ndikim te vogel te cmimi final i shitjes se energjise te konsumatori. Problemi eshte se KESH-i ka shume borxhe te akumuluara kryesisht qe prej 2007-s kredi te marra nga bankat per te importuar energji. ERE eshte e interesuar qe KESH-i ti shlyeje borxhet pasi paguan interesa te medha. Te gjitha te ardhurat e siguruara nga eksporti KESH-i do ti perdore per te shlyer borxhet. Do te bejme llogaritjet per te pare se sa do ti dale cmimi KESH-it per te shikuar me pas vendosjen e nje ekuilibri ne menyre qe korporata te kete mundesi te shlyeje pjesen derrmuese te detyrimeve.

Gjithashtu do te shikojme me shume kujdes planin e investimeve per te gjitha shoqerite sidomos te CEZ-it do te shqyrtojme cmimin e shitjes se energjise nga KESH-i e keshtu me radhe pa harruar OST-ne e cila kerkon edhe ajo rritje te cmimit per transmetimin e energjise.

Ekziston plani per tia ulur cmimin KESH-it ne menyre qe CEZ-i te mos kerkoje vendosje tarifash te larta

Jemi duke i shikuar me shume kujdes te gjithe skenaret. Padyshim qe KESH-it do ia njohim borxhet por vendimi yne final do te jete i drejte ne mbrojtje te konsumatoreve pa demtuar bilancet e tri shoqerive pra do te vendosim balanca.

Gjithashtu duhet te permend faktin e ri lidhur me CEZ-in. Vitin e kaluar nuk iu fut ne bilanc energjia e pik-ut dhe ajo reaktive. Keshtu qe kete vit ne e dime se sa do te arketoje realisht pasi do ti njihen keto elemente e per pasoje CEZ-i do te kete shitje me te medha per 2011-n ne krahasim me 2010-n pra do te kete me shume te ardhura edhe ne rast se cmimi mbetet i njejte. Per vitin tjeter kompania do te shese rreth 100 milione kilovat me shume dhe me te njejtin cmim do te kete arketim me te madh.

Si perfundim do te kemi rritje te cmimit

Pa dashur te flas para kohe mund tju them me aq sa analizuam duke i marre parasysh te gjithe faktoret se do te kete nje rritje te bute te cmimit te dritave.

Tjeter ceshtje e rendesishme ne trajtimin e procesit te cmimeve eshte edhe monitorimi i humbjeve mbulimi i tyre shpenzimet e CEZ-it. Si e monitoroni duke qene se jeni dhe mbrojtesit e konsumatorit. A respektohet Deklarata Rregullatore

Te gjitha procedurat qe ndjekim per monitorimin e CEZ-it jane te shprehura ne Deklaraten Rregullatore dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi. Deklarata synon uljen e nivelit te humbjeve me 4 cdo vit. CEZ-i keto humbje te shkaktuara nga aspekti teknik firot dhe vjedhjet i ul duke blere energji me cmim tregu permes tendereve. Ne menyre qe cmimet te mos jene te larta ose ti perputhen realitetit pasi ndikojne te cmimi final zbatohen nje sere masash procedurale. Tenderi qe kryen CEZ Shperndarja per importin e energjise ne sasi te nevojshme per te mbuluar humbjet ne rrjet monitorohet nga ERE pasi konsiderohet nje proces teper i rendesishem ne aspektin e shpenzimeve. Ne rast se cmimet e energjise te importuar jane te larta kompanise i lind e drejta qe shpenzimet ti faturoje ne kerkesen per rritjen e tarifes.

Eumlshte kryer tenderi per 2011-n Me cfare cmimi u ble energjia

Po tenderi per vitin tjeter eshte ne perfundim e siper kurse energjia e blere ka nje mesatare diku te 49 euro/megavat. Fituese jane shpallur dy kompani mes tyre dhe kompania meme ne Ceki CEZ dhe nje shoqeri tjeter. Duhet te them se ka pasur ankesa nga nje tjeter shoqeri e huaj sllovene e cila pretendonte nga pikepamja procedurale se nuk ishin respektuar afatet. P.sh. shoqerise ne fjale i eshte lene pak kohe ne njoftimin per tender ne menyre qe te pergatiteshin. CEZ Shperndarja kishte zhvilluar nje tender ku ofertat e paraqitura ishin teper te larta. Ne kete pike kompania e anuloi proceduren dhe hapi nje tjeter kesaj here ne prani te ERE-s ku ofertat nuk duhet te ishin me cmim me te larte se ne tenderin e pare. Kompania ankuese mori pjese edhe ne fazen e dyte te tenderit duke u renditur e treta per shkak te cmimit me te larte qe kishte ofruar ndaj dy shoqerive qe ofruan cmim me te ulet. ERE eshte e interesuar qe kompania fituese te jete me cmimin me te ulet ne tender dhe ne fakt keshtu rezultoi. Kompania sllovene u thirr te jepte pretendimet ne nje tjeter seance degjimore ku serish ngriti shqetesimin e mungeses se transparences ne tenderin e pare dhe te dyte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›