Bashkia Tiranë: Ndërtimet pa leje të mos përdoren politikisht, do shëmben
Tiranë- Bashkia e Tiranës përmes një deklarate për mediat thotë se shpreh keqardhjen ‘për instrumentalizimin politik që prej ditësh po u bëhet ndërtimeve pa leje’ në kryeqytet.
“Përdorimi politik i kësaj çështje natyrisht bëhet për të fshehur ndërtimet pa leje që po kryejnë eksponte politik dhe madje vetë PS.
Bashkia e Tiranës i bën thirrje PS, që në vend që të harxhojë energji duke e përdorur politikisht ketë çështje, tu bëjë thirrje eksponentëve të saj ti binden ligjit dhe të mos ndërtojnë pa leje.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje eksponentëve të PS të mos i mashtrojnë qytetarët me legalizim të ndërtimeve pa leje, pasi asnjë ndërtim pa leje nuk do të legalizohet”,-thuhet në reagim.
Bashkia e Tiranës deklaron se është e vendosur për të prishur çdo ndërtim pa leje, proces që sipas saj vijon çdo ditë pa ndalur.