E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti thërret Menezin kunder Napolit

Trajneri i Romës, Luciano Spaleti, do të ketë sot edhe shërbimet e blerjes më të re të klubit, Menzit, të cilit i mbërriti edhe certifikata ndërkombëtare e transferimit. Roma do të përballet në "Olimpiko" me Napolin në javën e parë të Serisë A. "Do të jetë midis lojtarëve që do të kem në dispozicion", - tha Spaleti. Francezi nuk do të luajë nga minuta e parë, pasi u bashkua me grupin roman vetëm të premten, duke mos pasur kohë edhe të ambientohej e të njihej me të gjitha detajet e ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›