E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton Elhaida Dani

Gara për talente në muzikë, "The Voice of Italy", është përmbyllur sonte, me fitoren e këngëtares shqiptare Elhaida Dani.

Gjatë gjithë kësaj maratone emocionuese që zgjati 13 javë, këngëtarja e talentuar shkodrane, falë zërit të saj të bukur ka bërë për vete të gjithë, anëtarët e jurisë e publikun.

Ajo sonte interpretoi "When love calls you" si dhe bashkë me mentorin e saj, kengetarin e njohur Riccardo Cocciante, kënduan hitin e tij të famshëm ''Margherita". Pas televotimit, 20 vjeçarja u shpall fituese në natën finale të "The Voice of Italy", që u transmetua në televizionin italian "Rai 2".

Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më"./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›