E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë nudo kundër Heidi Klum

Heidi Klum mbeti e shtangur, kur një femër protestoi gjysmënudo ndaj saj, gjatë finales së “Germany Next Top Model”, programi që i ofron një kontratë me kompanitë e modës vajzës fituese.

Supermodelja Klum, prezantuese në këtë shfaqje, u kontenstua nga një protestuese e lëvizje feministe “Femen”, me qendër në Ukrainë, por që po përhapet me shpejtësi në disa vende perëndimore.

Protestuesja kishte shkruar në trupin e saj “Shfaqja Horror e Heidit” dhe “Shfaqja Sadiste”.

Sipas “Femen”, një spektakël si ai që Klum po prezantonte, e banalizon figurën e femrës në thjesht një objekt seksual, duke dëmtuar rëndë atë që një femër është në të vërtetë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›