E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna, injoron Amandan

Gjatë kësaj jave, në qendër të vëmendjes sa i përket botës së shoubizit ka qenë “lufta” në mes të Rihanas Amanda Bynes.

Ish miket, ofenduar njëra tjetrën në Twitter dhe ishte Amanda ajo e cila i fryu zjarrit duke thënë se Chris Brown bëri mirë që e sulmoi Rihanna.

Kjo gjë e irritoi shumë këngëtaren por tani ajo ka vendosur që të mos merret me me këtë punë dh eta injoroj Amandan.

“Asaj i ka ardhur në maje të hundës e gjithë kjo fëlliqësirë. Rihanna po mundohet të mos merret më me këtë punë dhe të fokusohet në koncertet e saj”, ka bërë të ditur një burim.

“Askush nuk dëshiron të jetë i dashuri yt. Unë për pak sa nuk i vura emrin tënd qenit tim. Chris Brown të ka goditur sepse ti nuk je e mirë aq sa duhet”,pat shkruar Amanda në Tëitter duke hapur një luftë të ashpër mes të dyjave.Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›