E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova 12 vjet e lire. Thaci uron qytetaret

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët për 12 qershorin,  Ditën e Paqes, e cila shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës. “Në dymbëdhjetë vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve të Kosovës, babain e Pavarësisë së Kosovës, komandanti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike”, thuhet në mesazhin e kreut të qeverisë.

Në Ditën e Paqes, falënderimi u takon edhe eprorëve dhe ushtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s, të cilët në momentet më të vështira dhe më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në Kosovë, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

“Në këtë ditë të madhe, institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës shprehin mirënjohjen e lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe të gjitha vendet e tjera demokratike, të cilat me përkrahjen e vazhdueshme dhe në të gjitha fushat e ndihmuan dhe po e ndihmojnë ndërtimin e shtetit tonë. Sot, në këtë ditë të rëndësishme për atdheun tonë, i garantoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se do të fuqizojmë edhe më tej përkushtimin tonë institucional për plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve për integrim në institucionet euro-atlantike” përfundon  mesazhin  kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›