E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani nisin hetimet ndaj kreut te Federates Rumune te Futbollit

Prokuroria Antikorrupsion e Rumanise ka hapur nje hetim ndaj presidentit te Federates Rumune te Futbollit Mircea Sandu. Sipas akuzave Sandu e ka shitur voten e tij me rastin e zgjedhjes se vendit organizator te Evropianit te futbollit te vitit 2012 qe do te luhet ne Poloni dhe Ukraine. Sandu mohoi cdo akuze paraprake. UEFA beri te ditur se eshte e hapur te ndermarre aksione ligjore kunder ish-drejtuesit te Federates Qipriote te Futbollit Spiros Marangozit pasi ishte ky i fundit qe denoncoi episodin e korrupsionit por pa dhene prova. Marangozi kishte deklaruar ne nje gazete gjermane se drejtuesit e UEFA-s ne prill te vitit 2007 e kishin shitur Euro 2012-n qe do te luhet ne Poloni dhe Ukraine ne shumen e 11 milione eurove. Drejtuesi qipriot kishte marre pjese ne votim. Kandidatura Poloni/Ukraine mori 8 vota nga 4 qe mori Italia e konsideruar favorite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›