E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 5 dhjetor 1492 Kolombi zbulon Hispaniolan

Hispaniola është një ishull në Karaibe. Emri rrjedh nga fjala spanjisht: La Española. Hispaniola përfshin dy shtete, Haitin dhe Republikën Domenikane. Ka një sipërfaqe prej rreth 76,480 km2 dhe dendësi prej 236 banorë për km2. Hispaniola është edhe i njohur si ishulli i dytë më i madh në Karaibe pas Kubës. Kristofor Kolombi mbahet si europiani i parë që ka shkelur në ishullin Hispaniola pikërisht më 5 dhjetor 1492. Kolombi u nis në udhëtimin e parë më 3 gusht të vitit 1492 me tri anije, Pinta, Ninja dhe Santa Maria. Tokën e re për herë të parë e ka pikasur më 12 tetor dhe tokën e zbuluar e quajti San Salvador. Më 23 tetor anija Pinta zhduket dhe ai mendon se kapiteni i saj Pinzioni ka dezertuar. Kubën e zbuloi më 28 tetor dhe e emëroi Huana për nder së të bijës së mbretit spanjoll. Më vonë zbuloi Haitin, të cilin e emëroi Hispaniola (“nëna Spanjë”).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›