E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidat për president, por nuk di asnjë titull libri

Share

Enrike Penja Nieto konsiderohet si një nga pretendentët kryesor për zgjedhjet presidenciale në Meksikë. Por, duke se ai ka mangësi të theksuara në lexim. Gjatë pjesmarrjes në një panair libri, Nieto, që është pyetur se cilat janë tre librat e tij më të preferuar, nuk ka arritur të përmend asnjë titull. Të vetmin libër që ka përmendur, ka qenë Bibla, por edhe atë tha se e kishte lexuar me copa. Analistët tashmë thonë se Nieto me shumë mundësi i ka zët librat dhe do ketë lexuar shumë pak në jetën e tij, në mos fare. Figura e keqe që bëri në panairin e librit tashmë mund ti kushtojë humbjen e popullaritetit atij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›