E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore "e lehtë" për Topçinjtë

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në derbin e javës së 19-të të Premier Ligës, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 3-1.

Topçinjtë erdhën deri te goli i avantazhit në fund të pjesës së parë (44’), përmes Alexandre Song, i cili u ndihmua nga kapiteni Cesc Fabregas.

Në fillim të fraksionit të dytë të lojës, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, duke i dhënë fund dilemës për fituesin e këtij derbi.

Cesc Fabregas dyfishoi rezultatin (51’) pas një asistimi të Theo Walcott, ndërsa ky i fundit shënoi golin e tretë për Arsenalin (53’).

Blutë tentuan të ktheheshin në lojë, kur pas një gjuajtje të lirë të Didier Drogbas, Branislav Ivanovic ngushtoi epërsinë në 3-1, mirëpo ky rezultoi të ishte edhe goli i fundit i takimit (57’).

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në vendin e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Manchester United që është lider, ndërsa ka pikë të barabarta me Manchester Cityn që mban vendin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›