E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe e do vetëm Realin

Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 17:38

Në vazhdën e bisedimeve të gjata dhe të vështira për vazhdimin e kontratës me Real Madridin, mbrojtësi portugez, Pepe, e ka dhënë mendimin e tij për televizionin e klubit spanjoll.

“Shpresoj që të mbetem në Real, por kjo varet vetëm nga Zoti. Unë nuk dua ta lëshoj Madridin, por kjo nuk varet vetëm nga unë”, tha 27-vjeçari, i cili beson se këtë sezon, Reali mund të fitojë gjithçka, duke u nisur nga La Liga, edhe pse e pranon se aty do të jetë edhe Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›