E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd pas Diarrës

Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 17:41

Manchester United e ka marrë seriozisht punën për transferimin e Lassana Diarrës, mesfushori i Real Madridit, i cili inkuadrohet pak në lojë nga trajneri Jose Mourinho.

Sipas mediave britanike, gjiganti anglez është i gatshëm t’i ofrojë atij spanjoll 13-milionë euro, për mesfushorin francez, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Chelseas dhe Arsenalit. Gjithçka rreth kësaj çështjeje pritet të dihet gjatë janarit, kur edhe fillon afati kalimtar dimëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›