Fitore e qarte per Ennahden - Islamistet e moderuar forca me e madhe ne Tunizi

Kamel Jendoubi shefi i Komisionit te Pavarur te Zgjedhjeve nuk arrin te lexoje deri ne fund rezultatin e zgjedhjeve. Njerezite ne salle ngrihen ne kembe duartrokasin fillojne te kendojne himnin kombetar. Ne Tunizi u be realitet mbajtja e zgjedhjeve te para te lira.
Gezim dhe krenari per nje proces zgjedhor i cili ne pergjithesi rrodhi i qete dhe pa probleme. Posacerisht festojne islamistet e moderuar te partise Ennahda - Ennahda ne gjuhen shqipe do te thote Rilindje dhe pikerisht kjo ndodhi. Partia e cila permbi nje dekade ishte e ndaluar ne Tunizi ithtaret e se ciles ishin burgosure dhe torturuar arriti te siguroje pjesen me te madhe te votave. 41 per qind qe do te thote 90 nga 217 vendet ne Asamblene Legjislative. Megjithate kjo nuk mjafton per te formuar e vetme qeberine. Bildunterschrift Islamistet e moderuar forca me e madhe ne Tunizi
Ennahda duhet te futet ne koalicion sipas te gjitha gjasave me partine liberale te majte CPR dhe partine Ettakatol. Sipas te dhenave te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve CPR ka fituar 30 vende ne asamble ndersa ne vendin e trete me 21 mandate eshte renditur Partia Socialdemokrate Ettakatol. Keto dy parti nuk e kane perjashtuar mundesine e futjes ne koaliciin me islamistet e moderuar. Por per kete duhet te krijohen disa parakushte tha kryetari i CPR-se Moncef Marzouki
Ne se pari duam te zhvillojme nje debat ne menyre qe ne te jemi te sigurt se po marrim ruugen e duhur. Per ne kjo do te thote ne radhe te pare mbrojtje e te drejtave te njeriut e ne vecanti te drejtat e grave. Kjo eshte vija e kuqe per ne Nese respektohen te gjitha keto atehere ne jemi te gatshem qe te jemi pjese e nje qeverie te unitetit kombetar se bashku me Ennahden dhe te tjeret.
Autor Marc Dugge/ Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama