E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja do te perfundoje te henen misionin ne Libi

Shtate muaj zgjati angazhimi ne Libi i NATO-s - dhe synimi i deklaruar ishte te mbrohet popullata civile nga dhuna. Dhuna e cila e kishte burimin te milicet e ish-pushtetmbajtesit Muamar al Gaddafi. Tani Gadaffi ka vdekur Libia eshte - sic brohoret Keshilli Tranzitor Nacional - krejtesisht e cliruar. Dhe NATO-ja nxjerr perfundime ben qe misioni i saj te perfundoje ne te njejten kohe me mandatin e KS te OKB-se ne fund te muajit.

Sepse detyra ushtarake u krye.

Keshtu u shpreh Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Operacion i suksesshem

Rreth 26.000 here fluturuan avione te aleances ushtarake qe prej fundit te marsit mbi Libi per te zbatuar ndalimin e fluturimit mbi Libi per te penguar furnizimin me arme per te bombarduar trupat e Gaddaffit strukturat e komandimit dhe depot e armeve. Emri i operacionit Unified Protector Forca mbrojtese e bashkuar edhe nese ne te nuk moren pjese te 28 shtetet anetare te NATO-s. Gjermania per shembull qendroi krejtesisht e terhequr nga aspekti operativ. Megjithate i kenaqur Rasmusseni arrin ne konkluzionin

Operacioni Unified protector eshte nje nga operacionet me te suksesshme ne historine e NATO-s.

Sipas Rasmussenit NATO-ja veproi shume me shpejt se cdo here tjeter. U deshen vetem pak dite derisa ajo e mori komanden. U veprua ne menyre me precize se kurdohere me pare- kete e konfirmon edhe numri krahasimisht i vogel i viktimave civile nga sulmet e NATO-s te ashtuquajturat deme kolaterale. Dhe tani shton Rasmusseni eshte detyre e libianeve qe ta ndertojne demokracine.

Bildunterschrift Libia pas Gaddafit

Ka natyrisht shume per te bere per te ndertuar nje Libi te re e cila te bazohet ne pajtim ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe ne shtetin juridik.

Sipas Rasmusenit NATO-ja eshte e gatshme qe te jape ndihmen e saj ne keto drejtime - por vetem nese per kete ndihme ekziston nevoja dhe ajo kerkohet. Per shembull kur behet fjale per te reformuar aparatin e sigurise dhe te mbrojtjes. Megjithate nje rol te rendesishem aleanca ushtarake nuk do te luaje ne te ardhmen ne Libi. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s eshte i bindur se kete mund ta bejne te tjere si per shembull Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Negociata me Gaddafin e ri

Nderkohe Gjykata Penale e Hages deklaroi se ka vendosur me ane te ndermjetesve kontakte jozyrtare me birin e Gaddafit Seif el Islam i cili kerkohet me urdher nderkombetar arresti. Ai konsiderohet i pafajshem deri ne momentin kur te jete konfirmuar faji i tij deklaroi kryegjykatesi Luis Moreno-Ocampo. Nese Gaddafi i dorezohet Tribunalit ai ka te drejten qe ta degjojne. 39 vjecarin e akuzojne per krime kunder njerezimit gjate konfliktit disa mujor te Libise.

Se ku ndodhet i biri i Gaddafit eshte e paqarte. Sipas Moreno-Ocampos nje grup mercenaresh besohet se i ka ofruar Seif al Islamit qe ta dergoje ne nje vend afrikan i cili nuk e njeh Gjykaten Nderkombetare Penale. Prandaj Haga po shqyrton mundesi qe ta kapin ate ne ndonje avion mbi hapesiren ajrore te nje vendi i cili e njeh Gjykaten Penale Nderkombetare. Vec Seif al Islamit kerkohet me nje urdher arresti edhe ish-shefi i sherbimit te fshehte Abdallah Senussi.

Autor Birgit Schmeitzner/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›