Franca rikthen dy herë rezultatin për të mposhtur Bjellorusinë

Përfaqësuesja e Francës është kthyer dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Bjellorusinë me rezultat 4-2 në Stadyen Central’ny në Homel.
Egor Filippenko i kaloi vendasit në epërsi (32’) dhe me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë. Në fillet e gjysmës së dytë, Franck Ribery e barazoi rezultatin (47’).Bjellorusët e kthyen përsëri avantazhin përmes Timofey Kalachev (57’), por sërish ishte anësori i Bayern Munichut ai që barazoi (64’).Samir Nasri shënoi për epërsinë e parë të Les Bleus (70’), kurse Paul Pogba largoi dilemën për fituesin (73’).
Franca ka 14 pikë pas shtatë ndeshjeve dhe ka po aq pikë sa edhe Spanja në vendin e parë. Spanja ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe si duket do të jetë ekipi që do të kualifikohet drejtpërdrejt, kurse Francën do ta presë ‘play-offi’