E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore solide e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Aston Villa me rezultat 2-0, duke paralajmëruar rivalët se ka filluar ringritjen në majë.

Liverpooli e filloi shumë mirë këtë takim. Craig Bellamy pas 11 minutash lojë shënoi për 1-0, pas asistimit të Stewart Downing.

Nuk kaloi shumë dhe vetëm pas tre minutave Martin Skrtel shënoi për 2-0 dhe fitoren e Liverpoolit në këtë sfidë, pasi në vazhdim nuk ndryshoi asgjë në rezultat.

Liverpooli me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Arsenalin dhe me dy pikë më pak se sa Tottenhami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›