E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djajtë e Kuq liderë të rinj

Manchester United ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe plotësisht të merituar me rezultat 2-0 ndaj Queens Park Rangers në udhëtim.

Djajtë e Kuq e dominuan takimin nga fillimi i tij, me raste të shumta dhe me një gol të realizuar që në minutën e dytë nga Wayne Rooney.

Presioni i United në portën e vendasve vazhdoi gjatë gjithë takimit, por në pjesën e parë nuk ndryshoi asgjë.

Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të shumta, shtyllës së goditur dhe lojës mjaft atraktive nga Manchester United, u shënua vetëm nja gol nga Michael Carrick (56’), i cili realizoi pas një goditje precize nga distanca.

United pos rikthimit të shpejtë të Chicharitos kësaj fitoreje mund t`i gëzohet pasi është lider në Premier Ligën me një pikë më shumë se Manchester City që në ora 17:00 pret në Etihad Stadium konkurrentin tjetër për titull, Arsenalin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›