E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet për festa, ndërhyrja e Bashkiseë sjell rezultate

Kontrollet e shpeshta por edhe prodhimi i bollshëm i vendit mbajnë të stabilizuara çmimet e fruta-perimeve për festat e fundvitit.

Edhe pse na ndan vetëm një javë prej festës së Krishtlindjeve çmimet në treg nuk kanë pësuar ndonjë rritje të ekzagjëruar. Tregtarët shprehen se ka pasur kontrolle të shpeshta por edhe prodhimi i vendit ka qenë i bollshëm pasi moti ka qenë i ngrohtë.
 

Edhe blerësit e shumtë në treg shprehen se çmimet janë më arsyeshme këtë vit në prag të festave krahasuar kjo me një vit më parë.
 

Në Shqipëri në prag të festave duke qenë se konsumi është më i madh shumë tregtarë bëjnë rritje fiktive të çmimeve dhe pikërisht për të parandaluar këtë gjë Bashkia ngriti një task forcë që po bën monitorimin e tregjeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›