E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore tenistike e Shkëndijës, 6-2 Shkupit

Reshat Ibrahimi (Shkup, 1 nëntor) – Janë zhvilluar të shtunën pasdite takimet e javës së 11-të në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll. Në derbi ndeshjen e kësaj jave skuadra kryesuese në kategorinë e dytë të futbollit të Maqedonisë, Drita e Bogovinës në derbin e qytetit të Tetovës ka humbur nga Teteksi me rezultat 1:4.

Në këtë mënyrë ekipi shqiptar i Dritës ka rrezikuar pozitën e parë nga skuadrat ndjekëse. Fitore të thellë ka arritur Shkëndija e Tetovës e cila në fushë të vet ka shpartalluar Skopjen me rezultat 6:2. Golat për tetovarët I shënuan Ertan Hasani (4) dhe nga një Arben Nuhiu (ishlojtar I Besës nga Kavaja) dhe Argjent Beqiri.

Me këto tre pikë kuqezinjtë tetovarë grumbullojnë 17 pikë dhe I afrohen kreut të renditjes. Humbje minimale në këtë javë ka përjetuar Slloga e Çairit në përballjen me Cementarnicën me rezultat 1:0. Pas kësaj jave Drita edhe më tutje mbetet në pozitën e parë me 22 pikë, kurse e përcjell Teteksi me 21 dhe Slloga me 20 pikë.

Rezultatet:
Kozhuv – Bregallnica         2:2
Drita – Teteks             1:4
Cementarnica – Slloga         1:0
Miravci – Novaci             4:0
Nov Milenium – Bellasica     1:1
Ohrid – Lokomotiva         2:6
Vardar D. – Maxhari S.         2:1
Shkëndija – Skopje         6:2

E Shtune, 01 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›