E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poçi, ky bir që vret “nënën”

Artion Poçi u shndërruar në një “killer” ndaj klubit që arriti, Apolonisë, kur mesfushori i Dinamos me një goditje spektakolare
realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 të kampionëve në fuqi në një “Loni Papuçiu” pa tifozë. Dinamo duket se tashmë është tërsisht mbi “shinat taktike” të vendosura nga trajneri kroat, Zlatko Daliç, duke siguruar fitoren e dytë në transfertë dhe të katërtën në nëntë javë.

Sulmuesi Fatjon Sefa e shleu besimin e trajnerit në në parën ndeshje si titullar, duke shënuar golin e parë të bluve në minutën e 14-të dhe të parin e tij sezonal.

Edhe pse pa tifozë në Fier, sherri në “Loni Papuçiu” nuk mund të mungonte. Në minutën e 28-të (kur rezultati ishte 0-1 për Dinamon) pati një konfrontim midis kapitenit Pisha të Dnamos brazilianit të Apolonisë, Zhunior, por edhe midis një pjestari të stafit fierak me gjyqtarët.

Në minutën e 50-të, Artion Poçi vulosi fitoren e tretë me diferencë dy golash të Dinamos, pas atyre me Shkumbinin (3-1) e Partizanin (2-0).  Për Apoloninë, që nuk fiton prej katër javësh kjo ishte humbja e pestë sezonale e 32-ta ndaj Dinamos në 56 ndeshje historike.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 9

E shtunë, 01.11.2008

Vllaznia-Elbasani    2-0
Partizani-Shkumbini    0-2
Apolonia-Dinamo        0-2
Flamurtari-Bylis        0-0

E diel, 02.11.2008
Lushnja-Teuta        Meta (14:00)
Tirana-Besa        Janku (17:00)

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Courier New"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->RENDITJA PAS JAVES IX
       N    PIKË
1    Tirana*       8    18
2    Dinamo      9    16
3    Vllaznia     9    15
4    Shkumbini  9    15
5    Besa*       8    14
6    Elbasani   9    12
7    Teuta*      8    12
8    Flamurtari  9    11
9    Apolonia    9    8
10   Bylis         9    9
11   Lushnja*  8    6
12   Partizani  9    5

* Një ndeshje më pak

E Shtune, 01 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›