Lala fiton, Skela e Kapllani humbasin

Altin Lala me shokë bëjnë gjëmën. Hanoveri fitoi 3-0 kundër Hamburgurt dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, si rrallëherë në këtë sezon ka luajtur gjatë gjithë takimit, duke u rikthyer në lojën me nivel të lartë. Shulc, Shlaudraf e Shtajner ishin dhe vrasësit e ish-skuadrës së Besart Berishës.
Energi Kotbusi i Ervin Skelës humbi 2-0 në shtëpi me gjigantët e Shalke 04. Fantazisti shqiptar luajti gjatë gjithë takimit, por pa mundur të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.
Edmond Kapllani e ka shijuar nga bankina humbjen therëse 4-1 të Karlsruhes me surprizën absolute të kampionatit gjerman, Hofenhaimin.
E Shtune, 01 Nentor 2008