Fitorja e “Aleancës për Qytetarin”, garanci për vazhdimësinë e reformave integruese
Zgjedhjet vendore te 8 Majit i ngjanë nje referendumi mbare popullor, i cili nepermjet votes se qytetareve shqiptare, rikonfirmoi besimin e tyre tek maxhoranca qeverisese dhe Kryeministri Berisha.Vota popullore ishte nje mirenjohje per te gjithe punen,procesin dhe kontributin e Kryeministrit ne krye te qeverise si dhe mbeshtetjen per liderin e forte te Koalicionit te Qendres se Djathte "Aleanca per Qytetarin". Partia Aleanca Demokristiane edhe pse doli ne skenen politike vetem dy muaj para fillimit te fushates zgjedhore mori pjese ne 90 njesi Zgjedhore me listat per keshilltare dhe arriti te fitoje mjaft vende ne Bashki e Komuna dhe rreth 7 mije vota, duke e konsideruar nje sukses rezultatin e saj per nje subjekt te krijuar vetem dy muaj para fillimit te procesit zgjedhor, si dhe nje kontribut modest per koalicionin e qendres se djathte "Aleanca per Qytetarin".
E veçanta e ketyre zgjedhjeve ne rrafshin dipllomatik tregoi se keto Zgjedhje per Pushtetin Vendor rritën edhe me shume autoritetin e SHBA-ve ne Shqiperi nepermjet kontributit te madh e te palodhur te Ambasadorit z. Aleksander Arvizu dhe grupit te vëzhguesve zgjedhorë të dërguar nga qeveria e SHBA-së. Ky mision i veçantë dhe kaq i gjerë vëzhgimi është një dëshmi e qartë e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë por edhe e angazhimit ndaj vlerave që dy vendet ndajnë së bashku. Mirënjohje dhe falënderim per Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeverinë e saj për gatishmërinë dhe kontributin e madh për të siguruar transparencë maksimale në procesin e votimit dhe numërimit të votave, pavarësisht se zgjedhjet e 8 Majit. Tashme klasa politike shqiptare duhet te jete edhe me e përgjegjshme per te lexuar mesazhin, e sidomos per ta pranuar ate, e per te krijuar bindjen e plote rreth rolit gjithnjë e ne rritje te SHBA-ve ne vendin tone, aleatit kryesor te Shqiperise dhe shqiptareve. Nuk mund te mbetem pa vleresuar edhe kontributin e Ambasadorit te BE-se, z.Ettore Sequi dhe te cilitdo prej perfaqesuesve te Trupit Diplomatik qe ndoqi me vëmendje procesin zgjedhor dhe ate te numerimit te votave.
Shqiptarët nepermjet votes popullore shprehen mirenjohje per suksesin e arritur nen udhëheqjen e Kryeministrit Berisha, i cili realizoi premtimin e dhene per te levizur lirisht dhe pa vize ne vendet e BE-se. Shqiperia ka bere shume progres. Po keshtu progres i madh konsiderohet ne kete proces edhe regjistri elektronik, karta e identitetit dhe pasaportat biometrike. Procesi i antaresimit te Shqiperise ne BE ka filluar ne Dhjetor te vitit 90, ky proces është ne vazhdim edhe pse gjate gjithe ketyre viteve Shqiperia ka kryer disa here zgjedhje per legjislativin dhe pushtetin lokal, ky proces asnjëherë nuk eshte ndalur. Ka patur zigzake, ulje-ngritje, por nuk eshte ndalur. Komisioni Europian e monitoron te gjithe procesin ne Shqiperi duke mos shkeputur e vecuar asgje nga ky proves. Çdo gje ka rendesi, e tek kjo “çdo gjë” ben pjese dhe mbarevajtja e procesit zgjedhor, plotësimi i standardeve ekonomike e sociale, rritja e nivelit te jetesës, shëndetësia, arsimi, bujqësia, infrastruktura, turizmi e kultura,etj.,etj., pra gjithçka.
Berisha ka punuar pa u ndalur duke e ditur qarte se ka ende pune perpara dhe rruge per te bere. Me kurajo e guxim e ka transformuar Shqiperine keto vitet e fundit,e ka kthyer ne nje kantier gjigant ku vetem punohet. Komisioni Europian e shikon dhe une shpreh bindjen qe na vlerëson e na uron per arritjet tona. Jane pikerisht keto arritje qe elektorati shqiptar votoi me 100 mijë vota me shume Berishën dhe koalicionin "Aleanca për Qytetarin", janë këto arritje dhe te tjerat qe do vine gjate dy viteve te mbetura qe, me punen tone te udhëhequr nga Berisha, por edhe me mbështetjen e partnereve ndërkombëtare, me mbështetjen e aleateve politike te parlamentit europian, do ta çojmë koalicionin e mazhorances drejt një fitoreje te sigurte ne zgjedhjet parlamentare te 2013-ës.
Autori është kryetar i Aleancës Demokristiane Shqiptare